Ministrat e kabinetit qeveritar por dhe vetë kryeministri Rama e vlerësuan këtë pr/ligj si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, bën Shqipërinë më të pastër, zhvillon turizmin dhe ndal mafian dhe paratë e pista që përfitohen nga ky biznes.
Diskutimet për pr/ligjin filluan rreth orës 11:00 dhe mbaruan në orën 13:00. Pritet të hidhet në votim pr/ligji.
RAMA: IMPORTI I PLEHRAVE S'DO TE NDODHE DERISA SHQIPERIA TE RICIKLOJE TE VETAT
”Jam shumë krenar që sot ky Kuvend sot do të ndalojë importimin e plehrave në Shqipëri. Ky Kuvend do të çojë në vend një premtim të kësaj qeverie për shqiptarët dhe për një punë këmbëngulëse dhe sfilitëse e shoqërisë civile. Shqipëria sot lëngon mes plehrash, është vendi më problematik përsa i takon mbledhjes së plehrave në Europë. Shqipëria nuk garanton asnjë standard europian në këtë fushë dhe Shqipëria nuk do të imortojë plehra. Ka vetëm një arsye që mafia u drejtohet vendeve si Shqipëri dhe vendeve të tilla që nuk kanë standarde të larta për kontrollin e tyre. Arsyeja është shumë e thjeshtë, paratë e pista që përfitohen nga ky biznes.
Gjëja e parë dhe më e mirë që mund të bëjmë për Shqipërinë e rrënuar që kemi trashëguar ishte bllokimi i importit të plehrave dhe kjo gjë nuk do të ndodhë deri ditën kur Shqipëria të mbledhë, seleksionojë plehrat që prodhon vetë. Kur të ndodhë kjo atëherë mund të importojmë. Nga këtu fillon rimëkëmbja, me një politikë tërësisht të re me mjedisin. Rruga për të shkuar deri këtu është e mundimshme por që kjo qeveria në këto 4 vite do ta shkurtojë, siç nuk e kanë bërë qeveritë gjatë 20 viteve e kanë lënë këtu ku është, ku miqësia bashkëjeton me plehrat. Ne do t’i heqim plehrat nga sytë e gjithëkujt që vjen për të vizituar Shqipërinë."- tha Rama.
(Foto: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama)
PELESHI: OFERTA PER RICIKLIMIN E MBETJEVENE VEND E MJAFTUESHME
Zv.kryeministri Niko Peleshi tha se lejimi i importit të mbetjeve nuk ndihmon në riciklimin por shton burimin e mbejteje. “Të nxisësh importin do të thotë t’i biesh shkurt për të plotësuar kërkesat e një grupi biznesi të cilën nuk e injorojmë por besojmë se oferta në vend është e mjaftueshme. Që të plotësosh këtë kërkesë do të thotë që secili të bëjë detyrat e veta, dhe njësitë e qeverisjes vendore të marrin serioziht ngritjen e një sistemi të menaxhuar të mbetjeve. “- tha Peleshi
(Foto: Zv/Kryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi)
"Qeveria ka rol të fuqizojë presionin ndaj qeverisjes vendore. Për biznesin e ricikluesve do të duket i dhimbshëm por një presion ndaj qeverisjes për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e riciklimit të mbetjeve. Kjo është qasja jonë, ndryshe nga qeveria e mëparshme e cila i ra shkurt e la Shqipërinë nga një standad më të ulët në rajon sa i takon menaxhimit të mbjetjeve të integruara dhe plotësoi menjëherë kërkesën e binznesit të ricikluesve për shtimin e importit. Nëse do të kishim laboratorë, dhe vende për riciklim nuk do të ishte një problem, sci është në vendet e tjera, por jo në Shqipëri ku kontrolli është shumë i ulët në këtë vend, ndërkohë që në krahun e biznesve përtej vendit tonë rrjetet mafioze kanë shtrirë duart e tyre. Me anë të këtij pr/ligji zgjidhet përfundimisht çështja e referendumit dhe i jep integritet parlamentit qeverisë dhe i jep fund asfiksimit të mjeteve demokratike të pjesëmarrjes përmes taktikave hileqare proceduriale dhe shtyrjes në infitint të trajtimit të një cështje që vjen nga shoqëria civile”
GJERMENI: PR/LIGJI GARANTON ZHVILLIMIN E TURIZMIT
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni tha se pr/ligji bën një mjedis më të sigurtë.
”Menaxhimi i integruar i mbetjejve ndikon direkt në zhvillimin e turizimit. Pa një mjedis të pastër nuk mund të garantohet zhvillimi i turizmit. Imazhi i shoqërisë së ndotur duhet të marrë fund duhet të promovojnë një Shqipëri të pastër dhe në harmoni me detyrën, do ndikonte direkt në rritjen e turizimit dhe të ardhurave. Përveç punësimit të strukturave si në nivel qendror dhe lokal nevojitet një sensibilizimi i opinionit publik”- tha ajo.
VASILI: PRO NDRYSHIMEVE TE PR/ LIGJIT
Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi sot në Kuvend lidhur me projektligjin për importin e mbetjeve, se "po bëjmë miratimin e disa ndryshimeve jo vetëm me karakter politik, por edhe ndryshime që nuk presin më, për një Shqipëri që shikohet si i vetmi destinacion turistik". Gjatë diskutimeve në seancë plenare, Vasili i konsideroi këto ndryshime si rruga e vetme për të përballuar këtë situatë që ka kaluar kufijtë e emergjencës.
"Kjo është çështja themelore dhe kjo logjikë e ftohtë, na ka bindur dhe imponuar që grupi parlamentar i LSI-së të mbështesë plotësisht këtë nismë dhe këto ndryshime. Njëkohësisht të promovojë fort dhe ndjekjen e tyre rigoroze në terren me të gjitha mekanizmat kontrollues dhe inspektues", tha Vasili.
I pyetur nga deputeti i PS-së Erion Braçe se sa është sasia e legjitimuar për import mbetjesh, ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha se "ne eksportojmë 60 mijë ton mbetjejanë importuar 4 mijë ton".
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)