SHKODËR- Një 56-vjeçar në Shkodër importonte dhe tregtonte lëngje frutash të skaduara, për rrjedhojë ka rënë në pranga. Konkretisht është arrestuar Defrim Hyseni, administrator i kompanisë Elledii Shpk, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Si rezultat i operacionit “Skadenca”, në subjektin që administronte 56-vjeçari u konstatuan sasi të konsiderueshme me pije të cilave u kishte kaluar afati i skandencës.

Ndaj Hysenit rëndon akuza për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja ose ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)