‘Impresione urbane’, ka zbritur mbrëmjen e së premtes (25 tetor) në Galerinë e Arteve, Vlorë, ndërsa janë prezantuar punime në pikturë të 4 arkitektëve të njohur, Mitrojorgji, Voshtina, Stefa dhe Plasa.
Në ceremoninë çelëse ishin të pranishëm njerëz të artit dhe kulturës në Vlorë, arkitektë dhe piktorë vlonjatë, si edhe kryetari i bashkisë Ermal Dredha dhe konsulli i Italisë në Vlorë.
Kuratori i Galerisë së Artit Edi Kojani në fjalën e tij ka bërë një ekspoze të individualitetit artistik të 4 protagonistëve të ekspozitës.
Kryetari i Bashkisë Ermal Dredha e ka quajtur prezantimin e punimeve në pikturë të 4 arkitektëve, një kombinim unik të dizajnit modern dhe ndikimit urban, që sjell një reflektim të thellë mbi zhvillimin dhe transformimin e hapësirave tona publike.
“Punimet bëjnë një diferencë të madhe. Ju përgëzojë shumë dhe uroj që kjo ekspozitë sot të ketë suksesin që meriton. Duhet që njerëzit kë kuptojë që aty ku ka vlera ka histori, vlera dhe qytetari”, tha ai.
Ekspozita të jep një impresion të bukur e të veçantë, është shprehur konsulli i Italisë në Vlorë.
Më pas të pranishmit kanë vizituar ekspozitën, 120 punimet në 4 teknika, akuarel, vaj, pastel dhe grafika me ngjyra, të gjitha subjekte të peizazhit urban nga ndërtesat, rrugicat e deri tek qytetet.
Vetë arkitektët të pranishëm janë shprehur për emocionet në Vlorë, për të rinjtë që duhet të përfshihen, ndërsa, Luljeta Bozo, profesore e arkitekturës, shkon dhe më tej dhe kërkon më shumë investime për artin.
Ekspozita ‘Impresione urbane’ e Maksim Mitrojorgjit, Valentin Voshtinës, Pirro Stefës dhe Olsi Plasës, do të qëndrojë e hapur për disa ditë në Galerinë e arteve figurative në qytetin bregdetar.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.2%
-
Pak
20.1%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 548
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Çfarë s’dëgjon njeriu!…, Parti Demokratike në Vlorë!?
25 Mars, 14:57
-
E rëndë në Vlorë/ 40-vjeçari drogon 3 shoqe të mitura, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren! Vihet në pranga (EMRI)
25 Mars, 09:34
-
Moti i keq/ Era e fortë shkakton probleme në Vlorë, rrëzohen pemë dhe shtylla elektrike
24 Mars, 14:10
-
Deti nën ‘pushtetin’ e erës e dallgëve, vijon të jetë i pezulluar peshikimi dhe lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi, Durrës-Bari e anasjelltas! Rinisin nesër
24 Mars, 11:00
-
Rama: Kontrolle bizneseve me AI! Hile me shtretërit, 65% parapagim nëse s’doni masa të ashpra! Ndalimi i prokurimeve 4 muaj para zgjedhjeve, absurditet (VIDEO)
24 Mars, 09:57
-
‘Të dukem ballist?’ Rama shkëmben batuta me banorët në Vlorë: Unë jam demokrat socialist! Si të rinjtë e FRPD që janë me detin, jo kënetën
24 Mars, 08:50
-
Rama inspekton rrugën Bunavi – Kërkovë: Perspektivë e re zhvillimi! Banori: Kam ndërruar parti për ty! Kryeministri batuta: A je penduar? Është i vështirë ai momenti, por kalon
24 Mars, 08:02
-
VIDEO/ Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë! Dredha: Brenda javës vëmë në punë Sherishtën! Pritet t’i jepet fund gangrenës së plehrave
24 Mars, 07:50
-
Rama nga Vlora: Reforma në drejtësi meritë e PS, shpatën ia dhamë ne! 'Bufi' do shkrirjen e SPAK! Hapim negociatat gjatë mandatit të 4
23 Mars, 18:01
-
FOTOLAJM/ 'Kujt s’ja gjetën vlonjatët', dhurata që surprizoi Ramën sot në Vlorë... një buf kënete
23 Mars, 14:58
-
Vlorë/ Muzeu Hebraik gati brenda 2 vitesh, Rama inspekton punimet: Gur themeli për marrëdhëniet tona me Izraelin
23 Mars, 14:22
-
Takimi i Ramës me 100 të rinj demokratë, FRPD: Nuk na njollosin disa individë që për arsye personale janë joshur për t'u bashkuar me 'bandën' tënde
23 Mars, 12:34