-
'Impresione urbane’, në Galerinë e Arteve në Vlorë, prezantohen punimet e 4 arkitektëve të njohur
‘Impresione urbane’, ka zbritur mbrëmjen e së premtes në Galerinë e Arteve, Vlorë, ndërsa janë prezantuar punime në pikturë të 4 arkitektëve të njohur, Mitrojorgji, Voshtina, Stefa dhe Plasa.
26 Tetor, 15:44 -
Ekspozita ‘Miqtë, Art e Histori’ çel javën kulturore kineze tek Galeria Arteve
Ekspozita ‘Miqtë, art dhe Histori’ ka hapur Javën Kulturore Kineze në 75-vjetorin e miqësisë mes Kinës dhe Shqipërisë. Artistë kinezë dhe shqiptarë ekspozojnë rreth 60 vepra në akuarel në Galerinë e Arteve deri më 29 Shtator
23 Shtator, 21:13 -
‘Bashkë kundër dhunës’, ekspozitë pikture në Lezhë! Të rinjtë sjellin 40 punime në galerinë e arteve
40 punime në pikturë erdhën të përmbledhura nga të rinj shqiptarë në një ekspozitë të titulluar “Bashkë kundër Dhunës” në Galerinë e arteve në Lezhë. Të pranishmit përcollën mesazhe sensibilizimi me fokus parandalimin e këtij fenomeni
2 Tetor 2023, 20:41 -
‘Arti i Tetovës’ në 25 piktura për artdashësit në Fier! Ekspozita në galerinë e qytetit, promovim vlerave kombëtare
25 punime të përzgjedhura në pikturë nga koleksioni i Galerisë së Artit në Tetovë, të artistëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut erdhi e ekspozuar për herë të parë Galerinë e Artit “Vilson Kilica” në Fier
9 Shtator 2023, 18:46 -
Etnografi, poezi e legjendë, 'Qeramika e Mirës' frymon grua! Kuçuku mban premtimin ndaj mbesës, çel ekspozitën e parë personale
Mira Kuçuku ka çelur në Galerinë e Artit Tiranë ekspozitën e saj të parë personale, si premtim i mbajtur ndaj mbesës. Artistja rrëfen sekretet e zanatit dhe pasionin që e mban lidhur në më shumë se gjysmë shekulli
25 Prill 2023, 18:05 -
Arben Golemi, artisti që ruan vendlindjen e tij në një arsenal prej mijëra vizatimesh, rikthen Beratin të pikturuar, në binom me pemët
Në ekspozitën “Pemët dhe qyteti” me 20 punime, Piktori Arben Golemi, rikthen Beratin në pikturat e tij. Imazhin fillestar e merr prej arsenalit të tij të mijëra vizatimeve prej vendlindjes, e më tej sjell pemët, si një binom që shpreh gjendje artistike. Ai rrëfen edhe mungesën e një tregu real të pikturës në vend.
25 Janar 2023, 15:16 -
Një vit në kantier, ç’po ndodh me Galerinë e Arteve? Çipa: 'Ngërçet' në restaurim, në 2023 ‘shëtisim’ në qytete! E vërteta e ‘Stalinit e Leninit’, pse u la fondi në muze
Prej më shumë se një viti Galeria Kombëtare e Arteve, po i nënshtrohet procesit të rikonstruksionit. Aktiviteti është pezulluar, ndërkohë që Fondi prej 5000 veprash ruhet në Muzeun Historik. Drejtorja e Komanduar, Entela Çipa rrëfen për Report tv si kanë ecur punimet, ç’do të ndodhë përgjatë këtij viti me ekspozitat, restaurimin e digjitalizimin, si dhe parashikimi për rezultatin e Muzeut të Arteve të Bukura, që do të shoqërohet dhe me ndryshime administrative.
24 Janar 2023, 15:43 -
‘65 vjet - një jetë në art’, çelet ekspozita retrospektivë e Abaz Hados, nga veprat e fillesave të tij në pikturë deri te krijimtaritë më të fundit
Është çelur në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita retrospektivë “65 vjet - Një jetë në Art” e artistit Abaz Hado. Në të ekspozohen 65 vepra që prekin dy skajet, fillesat e tij në pikturë dhe krijimtarinë më të fundit.
4 Janar 2023, 16:02 -
Nis Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës! Galeria e Artit Tiranë, ekspozon veprat e 470 artistëve nga 50 vende
Në galerinë e Tiranës u çel Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës me 470 artistë nga 50 vende të botës. Veprat do të qëndrojnë të ekspozuara për një muaj e në fund, një pjesë e madhe e tyre do të bëhen pjesë e Muzeut të Grafikës
25 Tetor 2022, 18:08 -
‘Ngërçi’ në Galerinë Kombëtare, Ministria e Kulturës reagon për rikonstruksionin dhe veprat e dëmtuara: Pritet të restaurohen
Ministria e Kulturës i është përgjigjur kërkesës së ‘Report tv’, sa i përket ecurisë së punimeve në Galerinë e Arteve gjatë këtij 10-mujori. Pa diktuar fazën e rikonstruksionit, ka sqaruar se ku ruhet Fondi Artisik dhe nëse ka nisur restaurimi i veprave të dëmtuara. Ndërkaq mësojmë se është ndërruar edhe drejtorja e komanduar Herida Duro me Entela Çipën
4 Gusht 2022, 11:49 -
Ekspozitë solidariteti në Galerinë e Artit, fitimet nga shitja e veprave dhurohen për familjet në nevojë
Në Galerinë e Artit të Tiranës u çel ekspozita e artistit të ri Dario Toska, një ekspozitë solidariteti, me kurator artistin dhe piktorin e mirënjohur, Helidon Haliti. Të ardhurat e mbledhura nga shitja e veprave të ekspozuara do të dhurohen në ndihmë të Shtëpisë Rosalba në Gjadër, Lezhë, e cila ndihmon rreth 500 familje në nevojë nga e gjithë Shqipëria.
20 Korrik 2022, 15:20 -
‘Sensitive’, Anila Hetoja vendos gruan në qendër të 20 pikturave, piktorja: Kam dashur t’i jap vendin që i takon
Anila Hetoja çel në Galerinë e Artit Tiranë ekspozitën personale “Sensitive”. Artistja vendos gruan në qendër të 20 pikturave të realizuara në tre vitet e fundit, duke e sjellë në shumë dimensione.
21 Qershor 2022, 16:04 -
25 lutje në 120 fotografi, 'Jerusalemi nuk është thjesht një qytet' ekspozita ‘shëtitëse’ në Galerinë e Artit Tiranë
Sy që shprehin një lutje, portrete që kërkojnë në të mbinatyrshmen një zgjidhje për një brengë a dëshirë që mbartin... në 120 fotografi të Dmitry Brickman që flasin në muret e Galerisë së Artit Tiranë, “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet” të kuruar nga Abaz Hado.
14 Qershor 2022, 20:20 -
Ribotohen kujtimet e Drita Agollit, të parës regjisore shqiptare të diplomuar, Shanaj: Model i gruas së emancipuar! E bija tregon 'pengun’: Iku duke kënduar
Në 95-vjetorin e lindjes, dhe 5 vjet pas ndarjes nga jeta, ribotohen kujtimet e regjisores së parë të teatrit, aktores e pedagoges Drita Agolli. Petrit Malaj , Mevlan Shanaj e Kujtim Çashku e kujtojnë si një artiste e pedagoge të rrallë që dha modelin e një gruaje të lirë, në kohë të vështira.
2 Qershor 2022, 19:23 -
Nga ‘Otranto-ja’ tek ‘Lufta’, Festivali Kontemporan çel dyert në Galerinë e Tiranës, studentët rrëfejnë punimet e tyre
Të rinj amatorë të pasionuar pas artit, e artistë të huaj e vendas, prezantojnë punët e tyre në Galerinë e Tiranës në kuadër të Festivalit Kontemporan Ndërkombëtar të kryeqytetit. Nga imazhi mbizotërues i kuratorit Helidon Haliti, tek lufta e përditshmëria, të rinjtë rrëfejnë punët e tyre.
16 Maj 2022, 18:15 -
‘Tirana në telajo’, e parë nga studioja e Hasan Nallbanit, rrëfimi i piktorit 88-vjeçar: Brengat e mia për Galerinë Kombëtare dhe dhunën ndaj trashëgimisë
Hasan Nallbani çel në galerinë “Kalo” ekspozitën “Tirana në telajo” me 19 tablo të frymëzuara nga peizazhi tej dritares së studios së tij. Piktori, në moshën 88-vjeçare rrëfen procesin e krijimtarisë së tij dhe trishtimin për atmosferën e zymtë të krijuar nga institucionet për artistët pamor.
6 Maj 2022, 21:15 -
Artisti Agim Sulaj, 18 vepra origjinale në galerinë e artit: Një mural dhe ekspozitë në Paris për Felinin
Artisti i njohur Agim Sulaj ekspozon 18 vepra origjinale në Galerinë e Artit Tiranë. Karikatura e tij prek tema sociale që përkojnë me aktualitetin, mes tyre edhe lufta e emigrimi. Piktori shpreh keqardhjen për Shqipërinë që zbrazet, e boshllëkun intelektual që lë pas emigrimi. Projekti për filmin e Felinit e shpie këtë vit në Paris, për të ekspozuar 55 punime.
25 Shkurt 2022, 21:53 -
Lirohet nga detyra Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve
Erzen Shkololli nuk do të jetë më Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve. Vendimi për lirimin e tij nga detyra u mor sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ende nuk është përcaktuar emri i atij që do të zëvendësojë Shkolollin në këtë detyrë.
26 Janar 2022, 16:21 -
'Grupi 86', 12 artistë modernë rrëfehen në Galerinë e Tiranës (VIDEO)
Filozofia e murit si objekt dhe subjekt ka bashkuar artistët më të mirë, jo vetëm nga Tirana, por dhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë . Galeria e re e artit të Tiranës në Rrugën e Kavajës është kthyer në një rezidencë mikpritëse për veprat artistike. 12 artistë bashkëkohorë, të njohur si “Grupi 86” kanë çelur sëbashku ekspozitën e parë “Muri”, ku përfshihen të gjitha zhanret, pikturë, skulpturë, instalacion dhe vepra satirike.
31 Dhjetor 2021, 13:55 -
Ekspozita ‘Muri’, 12 artistë në kërkim të pavdekësisë (VIDEO)
12 artistë bashkëkohorë, të njohur si “Grupi 86”, kanë çelur një ekspozitë me piktura, skulptura e instalacione në Galerinë e Arteve. Ekspozita e titulluar 'Muri', pasi arti ka nevojë për t'u mbështetur në të për të mbetur i pavdekshëm. Për herë të parë, përfshihet piktura satirike! Rrëfimi i Arben Meksit
8 Dhjetor 2021, 17:13 -
Kultura
Çelet Galeria e Artit të Tiranës, Veliaj: Një pol i ri kulturor i shtohet kryeqytetit në prag të vitit Europian të Rinisë
Galeria e Artit te Tiranës është institucioni më i ri kulturor që i shtohet kryeqytetit në prag të Vitit Europian të Rinisë, ku Tirana është shpallur kryeqendra e mijëra eventeve artistike e kulturore. Shtëpia e re e artistëve të artit pamor dhe adhuruesve të pikturës e skulpturës, e para që ngrihet në Tiranën 101 vjet kryeqytet, e ka çelur siparin me një gjest mjaft kuptimplotë duke nderuar punën, veprën dhe jetën e artistëve Arben Bajo dhe Mustafa Arapi, që u ndanë nga jeta për shkak të Covid-19.
6 Nëntor 2021, 18:29 -
Ardian Isufi rrëfen artet pamore në pandemi, artisti: Institucionet e kulturës ‘s’komunikojnë’ me publikun
Artisti Ardian Isufi rrëfen situatën e arteve pamore në vendin tonë gjatë pandemisë Covid 19. Isufi vlerëson ekspozitën “Arkivi i hapur” në Galerinë Kombëtare të Arteve, por ndalet dhe tek mungesa e dialogut që ekziston mes institucionit dhe artistëve
15 Janar 2021, 18:01 -
10 ditë nga viti 2021, institucionet e kulturës ‘kyçur’ për publikun
Institucionet e kulturës përgjatë vitit 2020, për shkak të pandemisë COVID 19 kanë anuluar të gjitha shfaqjet artistike. Ndonëse, prej dhjetë muajsh kanë qëndruar në pritje të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të pandemisë, as në këtë dhjetëditësh të parë të 2021-t nuk kanë prezantuar asnjë strategji alternativ
9 Janar 2021, 14:25 -
Artistët pamorë të braktisur nga institucionet, Devolli: E turpshme! S’ka as dialog, as investime
Artistët pamorë ndihen të papërfaqësuar. Piktori edhe restauratori Adrian Devolli flet për mungesën e hapësirave ekspozuese. Ndërsa, bën apel institucioneve, që të mundësojë një galeri ku të mund të ekspozojnë artistët
20 Gusht 2020, 15:45 -
COVID-19 /Në Galerinë e Arteve projektet e pezulluara rifillojnë në shtator, në vëmendje veprat e artisteve
Galeria Kombëtare e Arteve për shkak të COVID- 19 ka pezulluar katër projekte afatgjata, të cilat do të shtyhen për në periudhën e dytë të këtij viti. Ndërsa, në rrjetet e saj sociale po i prezanton publikut vepra nga koleksioni i GKA-së.
3 Maj 2020, 14:32 -
Kritiku i artit: Të hapen muzetë dhe galeritë, artistët të dalin nga skena në vende publike!
Kritiku i artit Josif Papagjoni rrëfen ditët e tij gjatë këtij vetizolimi në shtëpi për shkak të COVID 19. Ai ndalet edhe tek situata ku gjenden sot institucionet e artit dhe kulturës në vendin tonë, dhe se çfarë duhet të bëjnë ato për të rilindur sërisht
28 Prill 2020, 16:04 -
Ermir Grezda promovon kolanën artistike: Turizmi kulturor s’bëhet vetëm me male, duhen skulptura
Skulptori Ermir Grezda promovon kolanën artistike në 70-vjetorin e lindjes. Ai shpreh pakënaqësi nga trajtimi që, Galeria Kombëtare e Arteve edhe Ministria e Kulturës, bëjnë ndaj artistëve me përvojë.
9 Tetor 2018, 19:02 -
Rakip Shabani për 'Report Tv': Artistët hapin ekspozita më lehtë jashtë vendit, sesa në Galerinë Kombëtare të Arteve
Piktori Rakip Shabani ka çelur ekspozitën “Identitet” në Muzeun Historik Kombëtar. Në 40 tablo artisti trajton tematikën e etnografisë dhe të arkeologjisë së vendit tonë. Ekspozita është çelur në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore
28 Shtator 2018, 16:15