Dosja hetimore për dyshime mbi përgjime të paligjshme me pajisjën “IMSI Catcher” rikthehet sërish në Gjykatën e Apelit në kryeqytet pas shqyrtimit dhe vendimit të marrë për drejtorin e policisë Haki Çako.

Dy efektivët Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj kërkojnë nga Apeli të prish masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” që rëndojnë ndaj tyre.

Kërkesa është depozituar një javë më parë ndërsa më 29 Qershor trupa gjykuese e drejtuar nga Metush Saraçi do të vendosë nëse do heq “Arrestin në shtëpi” për Dukën e Xhelilajn.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)