Por pavarësisht thirrjeve të Bashkisë së Tiranës për të liruar trotuaret dhe rrugët e zëna për ti hapur kështu rrugë realizimit të plotë të këtij projekti, individë dhe tregtarë të ndryshëm kanë vijuar të mbajnë të zaptuara hapësirat publike, duke u bërë shpesh herë pengesë për vijimin e punës.
Çka ka bërë të nevojshme që në disa raste edhe ndërhyrjen e IMT-së dhe Policisë Bashkiake për të liruar këto hapësira publike.
I tillë është dhe rasti që paraqitet në foto, ku shfaqen momente nga aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë Bashkiake për prishjen e objekteve që janë bërë pengesë për realizimin e projektit “Rehabilitim i varrezave të Sharrës dhe lidhja me rrugën ekzistuese”.

(Foto nga aksioni i IMT dhe Polcisë Bashkiake për lirimin e rrugëve hyrëse në varrezat e Sharrës)
Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com





