Vijon prej dy ditësh seanca maratonë e Këshillit të Mandateve për imunitetin e deputetit socialist, Saimir Tahiri. Deputeti mbrohet nga avokati Artan Hajdari, përballë tre prokurorëve Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani.
Këshilli i Mandateve u mblodh ditën e djeshme, vetëm një ditë pasi Prokuroria iu drejtua me një kërkesë Kuvendit, duke kërkuar autorizim për arrestimin e deputetit me akuzën se është përfshirë në trafik droge, pas publikimit të përgjimeve nga italianët.
/Shqiptarja.com

Gjatë seancës së gjatë të ditës së sotme në Kryesinë e Kuvendit, përtej tensioneve dhe debateve të ashpra, Report Tv ka siguruar një foto, ku shfaqen avokati Hajdari dhe prokurori Hajdarmataj ndryshe nga çfarë u pa. Dy zyrtarët e lartë duket se kanë lënë pas tensionet për një moment dhe kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin. Avokati i Tahirit shfaqet i qeshur, ndërsa prokurori Hajdarmataj vijon të jetë i vrenjtur dhe serioz edhe në foto.
(avokati Hajdari duke shtrëngruar dorën me prokurorin Hajdarmataj)
d.c./shqiptarja.com