Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, komenton edhe çështjen e Ballukut, imuniteti i së cilës u mbrojt nga deputetët e mazhorancës në muajin mars.

Me shpresën se SPAK do të dërgojë një tjetër kërkesë për arrestimin e saj, Bardhi i kërkon mazhorancës të reflektojë dhe Shqipërisë të ndjekë shembullin e Malit të Zi në nismën për heqjen me ligj të mburojës së imunitetit për zyrtarët e lartë.

“Është e paimagjinueshme që Parlamenti të shërbejë si bunker i zyrtarëve të lartë të korruptuar që hetohen. Secili duhet të jetë i barabartë para ligjit. Pres që SPAK të zbatojë ligjin, të veprojë në përputhje me Kushtetutën e ligjin dhe shumica në vend të reflektojë. Parlamenti i një vendi fqinj, Malit të Zi, shfuqizoi dispozitat për heqjen e imunitetit të kryeministrit dhe ministrave, ndërkohë që shumica këtu e ka kthyer në bunker ku strehohen ata që hetohen nga SPAK”, thotë Bardhi.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Nisja e sesionit të ri Parlamentar, Bardhi për Report Tv: Jo bojkot por përballje! Votë kundër propozimit të PS për pagat e gjyqtarëve