TIRANE- Deputetët socialistë nën drejtimin e kryetarit Edi Rama do të mblidhen sot në orën 12.00. Burimet bëjnë të ditur se mbledhja do të jetë lidhur me zhvillimet e një dite më parë për hetimet e 21 janarit dhe kërkesën e prokurorisë për heqje imuniteti të tre deputetëve, Besnik Baraj, Tom Doshi, e Taulant Balla .

Në këtë mbledhje pritet që dhe kryetari I PS-së të reagojë në lidhje me kërkesën e prokurorisë.

Tre deputetët e Partisë Socialiste, Besnik Baraj, Tom Doshi, e Taulant Balla janë shprehur të gatshëm për të lënë imunitetin për hetimin e 21 janarit. Prokurorja e Përgjithshme i bëri dje kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë dhe marrjen e tyre nën hetim për ngjarjen e 21 janarit të vitit të kaluar ku humbën jetën katër protestues të opozitës para kryeministrisë.
(sg/shqiptarja.com)