Imuniteti, Wollfarth: Kushtetuta
nuk mund të ndryshohet çdo ditë
Ambasadori i OSBE-se deklarohet kunder kryeministrit Berisha. Wollfarth: Mund të gjendet një zgjidhje e mirë në parlament. Kushtetuta nuk duhet prekur çdo ditë. Integrimi? Shqipëria ka ende shume per te bere.
TIRANE- Ambasadori i
OSBE-së Eugen Wollfarth shprehet optimist për gjetjen e një zgjidhjeje për heqjen e imunitetit mes dy forcave politike, por shton se nuk është dakord me ndryshimin e Kushtetutës. Ky është propozimi që kryeministri Berisha ka hedhur në tavolinë, ndërkohë që dje kreu i PS-se tha se opozita ishte gati të votonte heqjen e imunitetit si pjesë e reformës për drejtësi.
“Jam i sigurt që bashkërisht mund të gjendet një zgjidhje e mirë në parlament. Kushtetuta nuk duhet prekur çdo ditë”- ka thënë ambasadori Wollfarth në një prononcim për median menjëherë pas aktivitetit të zhvilluar dje pasdite në Universitetin privat Bedër, ku mbajti dhe një fjalim në lidhje me rolin e medias.
Ambasadori vlesësoi qëndrimin që kreu i PS-së mbajti dje në lidhje me votimin për heqjen e imunitetit si pjesë e reformës në drejtësi, një deklaratë që shkon në sinkron me atë të kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit. Wollfarth tha se ishte një kontribut i rëndësishëm dhe se tani duhej një zgjidhje dhe votim i shpejtë.
“Ky është një kontribut i rëndësishëm në një diskutim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Imuniteti duhet të përdoret vetëm për t'u shërbyer njerëzve dhe për asgjë tjetër; dhe duhet të ketë kufij. Unë jam në favor të një zgjidhjeje dhe votimi të shpejtë”.
Përfaqësuesi i OSBE përsëriti se mbetet ende shumë për të bërë që Shqipëria të arrijë të marrë statusin e vendit kandidat. “Procesi i reformave duhet të vazhdojë – reforma zgjedhore, parlamentare dhe reforma në drejtësi. Unë sigurisht që uroj të ketë një rekomandim pozitiv, por në fund vendimi i takon Komisionit, i cili ia paraqet rekomandimin e tij shteteve anëtare të BE-së”
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56