Imzot George Frendo thirrje politikës: Uluni në dialog, dëgjoni njëri-tjetrin

Nga Shkodra, Arqipeshkvi i Tiranës, Imzot George Frendo, shprehu sërish qëndrimin e tij për sa i përket situatës politike në Shqipëri, duke i bërë thirrje palëve politike për dialog për të zgjidhur krizën e cila sipas tij sa vjen e po e bën situatën në Shqipëri edhe me tragjike. Sipas Imzot George Frendo kjo gjë ka çuar edhe në largimin e të rinjve nga vendi,  si dhe kërkon dënimin e krimeve të ndërmarra gjatë komunizmit.

"Situata në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë tragjike. Palët politike të ulen sa më shpejt në dialog. Ato duhet të dëgjojnë njëra-tjetrën. Vendimi për mos hapjen e negociatave nuk na pëlqeu por ta marrim në aspektin pozitiv dhe te na shërbejë për të bërë një Shqipëri më të drejtë. Martirët e kanë larë Shqipërinë me gjakun e tyre dhe bota ka nevojë për dëshmi të forta si ajo e të Lumes Maria Tuci" 

Ndër të tjëra imzot George Frendo kërkon që të dënohen të gjitha krimet e ndërrmara gjatë komunismizt, në një regjim kundër zotit.

‘Krimet e komunizmit të dënofhen me ligj. Politika duhet të kërkojë falje për ktimet gjatë kësaj periudhe. Kumunizmi ishte regjmi më i egër. Nuk ishte regjim ateist, por kundra zotit’, tha në fjalën e tij Arqipeshkvi i Tiranës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës