In memoriam/Drita Çomo kujtohet pranë Autoritetit të Dosjeve! Festivali Folklorik në Elbasan! ‘Stabat Mater’ në Rrëshen! Festivali i të Rinjve ul siparin te ‘Migjeni’!

 

1.     Ekspozita "Arti i riciklimit i sjellë në kukulla"  e realizuar nga artistja Shegushe Bebeti pret  vogëlushë e familjarë në galerinë "Zenit" në Tiranë deri të mërkurën.

2.     Ditari e poezitë e Drita Çomos risillen sot në orën 13.00 nga Klubi i Librit pranë Autoritetit të Dosjeve, duke shpalosur kurajën e një gruaje, që s'reshti së mësuari e krijuari, pavarësisht sëmundjes e persekutimit komunist.

3.     Jetësohet sot në orën 17.00 në sheshin përpara Kalasë së Elbasanit nata e dytë e “Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare” në edicionin e tij të 18-të.

4.     Filmi i shkurtër "Mbjellja e pemëve" me regji të Fabio Seferit, shfaqet sot në orën 17.30 në kinema "Vlora, në Pallatin e Kulturës "Labëria" të qytetit.

5.     Ul siparin këtë mbrëmje “Festivali Teatror i të Rinjve” në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Në orën 17.00 jetësohet në skenë shfaqja "Fëmijët e rrugës" me regji të Merita Smajës.

6.     Vepra vokale e Antonin Dvorak “Stabat Mater” interpretohet sot në orën 18.00 më Katedralen "Jezusi i vetmi shpëtimtar i botës" në Rrëshen, nën dirigjimin e Harlen Nikollit dhe me soprano Simona Karafilin.

7.     Me mediume piktorike e teknika të përziera, artisti Jon kraja sjell si një proces kinematik "Trajtat spektakolare" të jetës sonë në ekspozitën e çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër që pret vizitorët deri në 27 mars.

8.     Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

9.     Pret vizitorët deri në 28 mars në galerinë “Bazament Art Space” në Tiranë ekspozita “Midis” nga Nik Alex Muçaj, ku ndërthuren problematika sociale me përvojën personale të artistit

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rama s'heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë

Rama s'heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë