Ina Kosturi e Rudina Ciko sot nisin
Maratonën e Muzikës violinistike

Ina Kosturi e Rudina Ciko sot nisin<br />Maratonën e Muzikës violinistike
“Maratona e 6-të e Muzikës Violinistike” ka bashkuar tre artistë të talentuar, violinisten Ina Kosturi, dirigjentin Eno Koço dhe pianisten Rudina Ciko. 

Artistët do të performojnë kryeveprat e literaturës violinistike dhe kompozimet e autorëve shqiptarë. 

Violinistja Ina Kosturi nuk preferon t’i zbulojë të gjitha surprizat. 

“Maratona e Muzikës Violinistike në të vërtetë është një maratonë e realizuar nga një duo që interpreton vepra të vështira e të rëndësishme të repertorit violinistik, shpesh që luhen për herë të parë. Në këtë koncert e aktivitet kemi dy individë apo një duo në formacionin e njohur violinë piano, një duo stabël që realizon një maratonë përsa i përket numrit të veprave dhe larmisë e vështirësisë së repertorit.

Bëhet fjalë për realizmin e tri koncerteve recitale në një periudhë dy javore. Koncerti i parë është një koncert duo në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse janë pjesë për violinë e piano, dy vepra të vështira dhe të rëndësishme të repertorit, e para një sonatë e Brahmsit që luhet për herë të parë, dhe e dyta një sonatë e Eduart Elgar, sonatë mund të them jo e dëgjuar. 

Tek të tria koncertet ka nga një pjesë shqiptare, diku është një surprizë, nuk po e them që tani, diku një pjesë e njohur. Pra janë dy koncerte për violinë e piano, por pjesë shqiptare do të ketë tek të trija koncertet, edhe me Orkestrën”, tha Kosturi. Është pianistja Rudina Ciko që na çon drejt surprizës: interpretohen vepra të muzikantëve të harruar të viteve ’20-’30, thotë ajo për Report TV. “Përgjithësisht do të jenë kompozitorët e një periudhe përpara viteve ‘20-‘30 të viteve para luftës, ata janë më të harruar, sepse vetë periudha e asaj kohe stopoi në këtë drejtim”, pohon pianistja Ciko, duke kujtuar edhe rrethanat e mohimit të këtyre autorëve gjatë periudhës së diktaturës.

Por pianistja Rudina Ciko shton se këta autorë kanë një rëndësi të madhe në themelet e muzikës shqiptare, dhe pohon se në programet e shkollës janë të detyruar. Më pas mësuam një nga emrat e rëndësishwm që do të interpretohet në këtë koncert.

Bëhet fjalë për Nokturne për violinë e piano të Konstandin Papajorgjit. Maratona e Muzikës nis sot në mbrëmje më 12 maj me koncertin recital të Ina Kosturit me Rudina Cikon. 

Më 2 qershor do të mbahet koncerti i Orkestrës së Harqeve të dirigjuar nga Eno Koço, me soliste Ina Kosturin, dhe më 9 qershor jepet një tjetër koncert i Kosturit me Cikon. Kanë pesë vjet që duoja Ina Kosturi (violinë) dhe Rudina Ciko (piano) shfaqen në recital. 

Pianistja Rudina Ciko rrëfen detaje të tjera mbi këtë maratonë muzikore. 


“Për mua është një kënaqësi që të marrë pjesë përsëri në maratonën violinistike në edicionin e gjashtë, sepse kam qenë gjithmonë e pranishme me Inën dhe sinqerisht Ina Kosturi duhet përshëndetur për iniciativën e saj që ndërmerr në vite.”, tha Ciko.
 
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar