Ina Ramën? Jo, kemi Gymyshin

Ina Ramën? Jo, kemi Gymyshin
Është pak të thuash se u ringjall. Ina Rama, Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, po rivalizon Gymyshin ndër gratë e burrat e Shqipërisë, për të mos riperifrazuar kryeministrin Sali Berisha se ajo ishte që në nëntor 2007, kur erdhi sefte në krye të Akuzës se ishte “Silvia Konti”. Prej daljes së saj televizive, është kthyer në simbol të femrës së hekurt dhe prokurores që ia vë kufirin te thana jo vetëm një gazetari në studio, por edhe pushtetit që thotë se ka kundër.
A e meriton Ina Rama këtë telenovelë elozhesh?
Për nurin femëror po, por për numrin 1 të Akuzës jo. Sepse nuk e ka merituar. Nuk ka ditur të mbrojë as veten, jo më të mbrojë ata që nuk kanë imunitet, siç është qytetari i thjeshtë, viktimat në këtë rast. Nuk ka çuar para drejtësisë askënd, as edhe një “peshk” të madh, përveç ca cironkave që dalin fët-fët, falë ndihmës së shefave. Asnjë dosje korruptive nuk është mbyllur me nder, as për qindra milionë euro të avulluara, as për dhjetra viktimat që janë tretur nën tokë pas bizneseve kriminale të qeverisë, asnjë vrasës dhe urdhërdhënës nuk po shkon drejt gjyqit.
Ata që janë me prokuroren e Përgjithshme, thonë se ajo është treguar burrneshë, përballë hiperenergjikut për pushtet, Sali Berisha, i cili e ka treguar vlerësimin real për të, duke e quajtur “lavire bulevardi”. Në çfarë demokracie tjetër parlamentare do të tolerohej kjo? Në cilin vend të botës në zhvillim do të pranohej kjo situatë terrori ndaj qytetarëve që duan një prokurori që t’i shkojë në fund dosjeve vrasëse dhe korruptive. A na e bënë këtë nder Ina Rama? Deri më sot nuk e ka bërë, edhe pse të huajt i ka patur dhe i ka ngjitur. Atëherë pse duhet ta mbajmë me hiperlavdërime? Për në TV? Jo faleminderit! Kemi Gymyshin.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin