Ina Rama kandidate për nënkryetare
në KLD? Nasip Naço:Ligji s’e pengon

Ina Rama kandidate për nënkryetare<br />në KLD? Nasip Naço:Ligji s’e pengon
TIRANE - Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço nuk e mohoi kandidaturën e mundshme të Ina Ramës për postin e nënkryetares së KLD-së pas shkarkimit të Çefës dhe Lelçajt. Deklarata e Naços u bë pas një aktiviteti midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Bankës Botërore për një projekt tre vjeçar për ligjin e ri të falimentit. Qëndrimi i Naços ndaj ish-Kryeprokurores duket se e përforcon edhe më shumë qëndrimin e shumicës parlamentare për të propozuar Ina Ramën pasardhëse të Elvis Çefës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Konkretisht Çefa dhe Lelçajt janë tanimë në procedura shkarkimi nga parlamenti dhe Kuvendi duhet të zgjedh dy përfaqësus të tjerë për në KLD. Sipas ligjit të ri për KLD, nënkryetari duhet të jetë një nga tri anëtarët e zgjedhur nga parlamenti, ku pozitat e Ina Ramës për të marrë këtë post duket se forcohen edhe më shumë.

Akuzat
Ministri i Drejtësisë hodhi dje akuza ndaj dy anëtarëve të KLD-së të cilët tani më kanë kaluar nën hetim parlamentar. Në prononcimin e tij për mediet, Naço theksoi se Çefa dhe Lelçaj kanë “fjetur gjumë” gjatë mandati të tyre duke mos penguar nismat anti-ligjore. Në vijim të qëndrimit të tij, Ministri i Drejtësisë theksoi se anëtarët e KLD-së nuk kanë zbatuar ligjin. Ai shkoi edhe më tej, duke shtuar se një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë pasur axhendë personale dhe shkelje flagrante. “Situata është problematike dhe këtë fakt e kanë evidentuar edhe partnerët ndërkombëtarë. KLD ka bërë shkelje me emërimet e 21 kryetarëve të Gjykatave.

Ndërsa 16 magjistratë u emëruan në vend të largëta. Dhe në Tiranë u emëruan njerëz pa meritë. Dy anëtarët në Këshillin e Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga kuvendi kanë fjetur gjumë. Për sa kohë nuk kanë zbatuar atë vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili përcaktonte se një kryetar gjykate mund të delegohet dhe të komandohet deri në 3 muaj ose kanë pasur axhendë tjetër personale gjatë ushtrimit së tyre si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë. Këto deklarata ministri Naço i bëri për gazetarët, pasi mori pjesë në prezantimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Koorporatës Financiare Ndërkombëtare mbi procesin e falimentit, ku u prezantua projekti 3-vjeçar i Bankës Botërore e IFC “Debt Resolution and Business Exit“

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) dt 27 Shtator 2014

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil