Ina Rama: Probleme
me hetimet e “21 janarit”

Ina Rama: Probleme<br />me hetimet e “21 janarit”
Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, e ftuar në “Konferencën e Miqve të Europës”, ka folur për mediat mbi punën e institucionit të akuzës në Shqipëri dhe mbi disa na ceshtjet më të rëndësishme në vend.

Rama ka folur mbi cështjen e korrupsionit lidhur me video-pergjimin Meta-Prifti, dosje e cila i ka kaluar gjykatës, si dhe hetimin mbi ngjarjet e 21 janarit, ku prokuroria pritet të finalizoje 3 akuza.

“Është drejtimi për vrasjet, është drejtimi për organizatoret e demonstrimit të paligjshëm, si dhe drejtimi i mundësisë së manipulimit të provave apo të të dhënave te hetimit. Këto janë 3 kërkesat që zoti ambasador ka bërë prezent në deklaratat e tij, të cilat ne po i ndjekim sigurisht. Unë ju garantoj që prokuroria po bën maksimumin e saj që këto hetime të mbarojnë në kohën e duhur. Por, ju thashë që janë disa të dhëna, disa faza proceduriale, të cilat nuk varen tërësisht nga ne. Sot nuk mund të them që po hasim problematika ose pengesa në drejtim të hetimit, edhe për faktin që hetimi ka mbetur në këtë pike: ne presim përgjigje nga FBI, si dhe presim përgjigje nga Policia e Shtetit në fakt, që të identifikojë organizatoret e tubimit të paligjshëm. Kështu që, klima mendoj se është më e qetë tani dhe në fakt është një klimë e nevojshme që edhe prokuroria të ketë rezultat. Është një punë që nuk mund të bëhet vetëm nga prokuroria, duhet bërë në bashkëpunim me të gjitha institucionet që kanë kompetenca në ushtrimin e hetimit”, tha Rama.

Prokuroria është gjithashtu në pritje të një përgjigje dhe nga autoritetet italiane, për hetimet që kanë nisur ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli për cështjen e kromit.

“Di që është kërkuar nga autoritetet italiane që të merren të dhëna që lidhen me statusin e kompanisë që ka fituar të drejtën e koncesionit për shfrytëzimin e minierës së Bulqizës dhe besoj që jemi në pritje të atyre përgjigjeve. Janë konsideruar të rëndësishme ato përgjigje nga prokurorët e cështjes, në mënyrë që të japin një qëndrim lidhur me përgjegjësitë e kujtdo që do të rezultojë që do të ketë përgjegjësi në cështje”, tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën