Ina Zhupa denoncon PS Sarandë në KQZ: Zyrat elektorale ngjitur me qendrat e votimit për të ndërhyrë tek votuesit

Kandidatja e PD për deputete në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka denoncuar në KQZ degën e PS në Sarandë se i ka vendosur zyrat elektorale në ngjitur me qendrat e votimit që, sipas saj, është bërë me qëllimin për të ndërhyrë te votuesit.

Sipas Zhupës, PS synon të monitorojë zgjedhësit në ditën e votimeve dhe se vendosja e zyrave elektorale afër qendrave të votimit, është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

"Kjo zyrë është ndërtuar në shkelje të Kodit Zgjedhor. Pasi ngjitur me të në shkollën “Adem Sheme” ndodhen 2 qendra votimi, të cilat do të funksionojnë ditën e zgjedhjeve, po ashtu përballë tyre tek shtëpia e fëmijës ndodhet një tjetër qendër votimi. Kjo është e ndaluar me Kodin Zgjedhor por Partia Socialiste e ka zgjedhur mesa duket qëllimisht për të intimiduar zgjedhësit ditën e votimeve. Për t`i monitoruar zgjedhësit ditën e votimeve shkel në mënyrë të hapur Kodin Zgjedhor", tha ajo.

Zhupa i bëri thirrje KQZ-së që të reagojë dhe të ndërhyje me policinë bashkiake për të kërkuar mbylljen e këtyre zyrave elektorale

"I bëj thirrje KQZ që të reagoje dhe të ndërhyje me policinë bashkiake për të kërkuar mbylljen e kësaj zyrë elektorale që është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Zgjedhësit e Sarandës kanë të drejtë të zgjedhin të pa intimiduar dhe të pa vezhguar nga forcat politike ditën e zgjedhjeve me 25 prill.

Cfarëdo lloj manovre që tenton të bej Partia Socialiste nuk do ta shmangin dot nga humbja e datës 25 prill nga qyteti i Sarandës. Nga qarku Vlorë, ata do të marrin goditjen historike dhe do të kujtohen thjesht si një qeveri që nuk beri asgjë në 8 vite", shtoi ajo .

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen