Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga efektivë të komisariatit nr 4 në Tiranë, duke vënë në pranga një 22 vjeçar, të cilit iu gjet me vete edhe një armë zjarri pistoletë. Në kuadër të operacionin të koduar “Selvia” u arrestua Liridon Meçani, person me precedentë të mëparshëm penal.
Sipas policisë, i riu për shkak të konflikteve të mbartura ka goditur në rrugën e “Dibrës” me mjetin e tij qëllimisht mjetin që drejtohej nga shtetasi G. D., 23 vjeç dhe më pas ka dalë nga mjeti duke ndjekur këtë të fundit.
Denoncimi në polici është bërë menjëherë nga 23 vjeçari, ndërsa arrestini i Meçanit është bërë për veprat penale “Kanosje”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrim prone”.
7 vjet e gjysem mbas hekreva gango idiot kafsh
Përgjigju