Inaugurim në kohë pandemie

Inaugurim në kohë pandemie

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden

Në kryeqytetin e SHBA kanë nisur përgatitjet për inaugurimin e Joe Biden-it si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Materiali i korrespondentit të Zërit të Amerikës Steve Redisch sjell detaje se si pandemia do ta ndikojë këtë ceremoni.

Ndërtimi i një platforme në shkallët e Kapitolit…dhe një podium ku do të qëndrojnë personalitet e larta përpara Shtëpisë së Bardhë, tregojnë se ceremonia e inaugurimit të presidentit është fare pranë.

Shumë kanë ngritur pikëpyetje rreth asaj se si pandemia do të ndikojë festimet me rastin e inaugurimit së bashku me betimin e tij si president.

"Nuk ka asgjë që do ta pengojë Presidentin e zgjedhur Joe Biden të bëjë betimin, të mbajë një fjalim dhe të ketë disa personalitete rreth tij në një ambjent të hapur, në pjesën perëndimore të Kapitolit".

Lara Brown është drejtoreshë e Shkollës Politike në Universitetit George Washington. Ajo thotë se shumica e amerikanëve që do të ndjekim inaugurimin në televizor do të vërejnë ndryshimin pasi kamerat të përqëndrohen tek audienca.

“Mendoj se ajo që ka më shumë gjasa të shihet janë karriget me hapësirë nga njëra-tjetra, të vendosura në një mënyrë për t’u siguruar se njerëzit janë të sigurt, edhe pse në mjedis të hapur. E marr me mend gjithashtu që edhe maskat do të jenë të detyrueshme”, shton ajo.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara përcakton atë çka thuhet kur bëhet betimi për të marrë zyrtarish detyrën dhe se kur zhvillohet ai. Zoti Biden e di se tingujt e fanfarës së zakonshme do të mungojnë në inaugurimin e tij.

"Supozoj se ndoshta nuk do të ketë një paradë gjigante me rastin e inaugurimit në bulevardin Pensilvania. E marr me mend se do të ajo çka do të shihni do të jenë aktivitete virtuale në shumë shtete përgjatë gjithë vendit, që do të angazhojnë edhe më shumë njerëz se më parë", tha Presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Lara Brown thotë se madhësia e turmës nuk do të jetë problem në inaugurimin e zotit Biden.

"Nuk do ta shohim Presidentin dhe Zonjën e Parë duke vallëzuar në secilën prej ballove të shteteve kryesore. Nuk do të shohim një numër të madh amerikanësh që do të mbushin rrugët duke përshëndetur paradën. Kjo do të jetë një periudhë për seriozitet, përmbajtjeje, rigorozitet e qëllim".

Presidenti Donald Trump ende nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe sipas njoftimeve ai po mendon të mbajë një aktivitet po atë ditë për të shënuar fillimin e fushatës së tij për garën presidenciale në vitin 2024.

Zoti Biden thotë se ekipi i tij i inaugurimit po përpiqet të jetë sa më krijues për shkak të COVID-19.

“E para dhe më e rëndësishmja është që Amerika të jetë e sigurt, por edhe që t'u jap mundësinë njerëzve të festojnë. Të festojmë dhe të shohim njëri-tjetrin duke festuar”, tha ai./ Marrë nga VOA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë