Inaugurimi i Arenës Kombëtare në pikëpyetje, inspektorët e UEFA-s lënë detyra. Dervishaj: Do jetë gati!

18 ditë para inaugurimit në ndeshjen eliminatore kundër Francës punimet në stadiumin Arena Kombëtare po vijojnë intensivisht. Federata e ka caktuar në UEFA si stadiumin që do të presë ndeshjen, mirëpo nga ajo që konstatoi ‘report tv’ brenda impantit, koha nuk premton. Inspektorët e UEFA-s që e viztuan sot kanë lënë disa detyra, por sipas Arben Dervishajt, shefit të infrakstrukturës në federatën shqiptare të futbollit, afati do të arrihet.

Dervishaj: "Inspektorët do të përgatisin raportit ku do të na thonë problematikat që ata kanë hasur. Janë problematika shumë të vogla në krahasim me gjithë atë punë që janë kryer këtu. Nga ata ne jemi përgëzuar për këtë ndërtim me vlera të mëdha, por ishin pak të frikësuar për kohën. Gjithsesi ne i garantuam që do ta përfundojmë në kohë."

I pyetur se cilat janë pjesët që po e vonojnë më së shumti përfundimin e stadiumit Dervishaj përgjigjet:

"Kamerat mund ta shikojnë që tribunat kanë përfunduar, ka disa detaje të fundit që do të plotësohen deri në fund. Por gjithsesi ajo që mund të them është se me datë 17 do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës dhe ishalla po fitojmë."

Federata prej ditësh ka nxjerrë në shitje biletat për tifozët që bëjnë pjesë në fund club-in e tifozave të kombëtares, ndërsa nga data 1 nëntor do të dalin në shitje edhe pjesa tjetër. Për ‘report tv’, nga federata është kofirmuar gjithashtu se ndeshja tenstuese e ditës së dielë mes vajzave të Apolonisë dhe Vllaznisë do të luhet ashtu siç është përcaktuar në program.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cen Kavajsi: 30/10/2019 21:35

    Akoma si kane perfunduar vjedhjet Duka dhe Dervishi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet