Inaugurimi i fundit i Bashës:
Veliaj të ndjekë shembullin tim 

Inaugurimi i fundit i Bashës:<br />Veliaj të ndjekë shembullin tim 
TIRANË- Në ditët e fundit të qeverisjes së tij në krye të bashkisë së Tiranës kreu Basha duket se po përpiqet të tregojë se qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë duke u thënë se bashkia po punon dhe do të punojë pa ndërpreje deri në ditët e fundit.

Kreu i PD-së Basha inaguroi sot rikonstruksionin e çerdhes numër 29 në njësinë 3 të kryeqytetit duke theksua se ky investim do tu vijë në ndihmë rreth 150 të vegjëlve.

“Kopshti nr.29 është një investim i standardeve europiane që do u shërbejë 150 vogëlushëve të kësaj lagjeje. Kjo mbetet për mua pjesa më e bukur e punës, inaugurimi i përfundimit të kopshteve dhe cerdheve, sepse shohim me sytë tanë se si puna e bërë u shërben drejtpërdrejt qytetarëve më të rinj të Tiranës, vogëlushëve të Tiranës të cilët në këtë kopsht, sikundër në dhjetëra të tillë të rikonstruktuar apo ndërtuar nga fillimi në këto 4 vite, kanë kushte europiane sa u përket ambienteve, kuzhinës, shërbimit, ngrohjes, lojërave etj. Kjo reflektohet natyrisht drejtpërdrejt edhe në nivelin e kënaqësisë, lumturisë që ata kanë gjatë shërbimit në kopsht por natyrisht edhe të prindërve të tyre” - u shpreh Basha. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës