Inaugurimi i QTU/ 4 ditë festë dhe ulje, fluks i madh në autostradën Tiranë-Durrës

Inaugurimi i QTU/ 4 ditë festë dhe ulje, fluks i madh në autostradën Tiranë-Durrës

Qendra Tregtare Univers

QTU ka hapur zyrtarisht dyert pas restaurimit të plotë me 4 ditë festë, me një ceremoni, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Përgjatë ditëve  13-14-15-16 dhjetor,qendra do të organizojë oferta, dhurata dhe aktivitete të shumta argëtuese në të gjitha dyqanet dhe mjediset e saj.

Diten e pare te inagurimit, QTU ka qenë e tejmbushur, madje rihapja e QTU ka bllokuar autostradën Tiranë-Durrës gjatë pasdites. Mijëra të rinj kishin mbushur sheshin e ri ne qendër të QTU ku reperi i njohur Ledri Vula, si i ftuar special i ceremonisë së rihapjes ka zbavitur të pranishmit me këngët e tij më të njohura.

Gjithashtu gjatë këtyre ditëve do të ketë aktivitete të shumta dhe zbavitje.

Sot në orën 18:00 performojnë në një koncert Live talentet e vegjël të Voice Kids. Ndërkohë që të dielën do të dhurohet një Ëolksëagen Polo e 2018, për një nga blerësit e këtyre ditëve. Fituesi duhet të jetë i pranishëm në momentin e hedhjes së shortit, në mënyrë që të tërheqë çmimin.

Sakaq, QTU ka zbuluar këndin më të madh të lojrave për fëmijë në Ballkan një eksperiencë e mrekullueshme për të gjithë vogëlushët, por dhe një risi pasi bëhet fjalë për një kënd me hapësira të brendshme dhe të jashtme, një mbretëri më vete ndodhish, shoqëruar nga personazhi i posaçëm Benni Bones, që do t’i shoqërojë gjatë gjithë kohës fëmijët. 

Pas një programi restaurimi me vlerë 15 milionë euro dhe një pune intensive prej 12 muajsh, si dhe një dizajn të ri interior, markat e reja që do t’i shtohen qendrës janë NeëYorker, Alcott, Atrativo, Burger King, Mango Man, TAF, Buzz, Bershka, Stradivarius, De facto, Koton, Cineplexx, Veranda, Calzedonia, Tezenis, Swarovski, Carpisa, US polo, Pandora, etj.

Qendra Tregtare Univers vjen tashmë e shtuar me një kat, me plot 47.000 metra katrorë sipërfaqe totale ndërtimi.

Një pikë e fortë e QTU-së së rinovuar është padyshim gastronomia, me restorante të vendosura si në mjedise të jashtme, ashtu edhe të brendshme. Përveç ushqimeve të shpejta të stilit amerikan, do të jenë edhe këto risi për dashamirësit e specialiteteve në kuzhinë: Një subjekt me vetë-shërbim, me menu tradicionale shqiptare. Një pastiçeri ku do të shërbehen ëmbëlsira të ndryshme të cilësisë së lartë, si dhe një verandë me një restorant klasi me kuzhinë italiane, ku vizitorët do mund të shijojnë delikatesën e picave, pastave, rizotove dhe embëlsirave “Made in Italy”.

Kinemaja Cineplexx vjen në QTU me teknologjinë e fundit të saj të prezantuar tashmë nëpër botë,para Krishtlindjeve si dhuratë për klientët. Përveç ulëseve të rehatshme dhe dizajnit modern, kinemaja më e re në Tiranë do të ofrojë teknologjinë më të përparuar evropiane të projektimit me instalimin e projektorëve Barco-Laser për cilësinë më të mirë të imazhit dhe JBL Bluelink për një tingull surround të jashtëzakonshëm. Për më tepër, të gjitha sallat do të ofrojnë teknologjinë Real D 3D, duke u lejuar vizitorëve virtualisht mundësinë për të qenë pjesë e filmit.

Për mëshumëinformacionerrethprogramit tëeventeveinformohu ne www.qtu.al

Ndërsa për tëlexuarrregulloren e shorteut,klikoni këtu.

QTU është nën menaxhimin e Acrem, pjesë e Grupit Balfin, që është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe për investimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.

Ambientet e rinovuara ne QTU

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale