Inaugurohen 3 godina arsimore në Berat, Bashkimi Europian 180 mijë euro për restaurimin

Inaugurohen 3 godina arsimore në Berat, Bashkimi Europian 180 mijë euro për restaurimin

Në qytetin e Beratit janë inauguruar rehabilitimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Dyshnik, rehabilitimi i kopshtit në fshatin Morave dhe rikonstruksioni i Qendrës së Shërbimeve Arsimore brenda në qytetin e Beratit. Këto 3 godina të rëndësishme arsimore janë rehabilituar e rindërtuar falë investimit prej 180 mijë eurosh, të akorduara nga Bashkimi Europian në kuadër të projektit "BE për bashkitë".

Pas ceremonive të inaugurimit në 3 godinat arsimore. Zv/Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Hubert Perr, pasi ka shprehur kënaqësinë e të qenit në Berat ka folur edhe për rëndësinë e këtyre projekteve.

"Është gjithmonë kënaqësi të jem në Berat,një qytet shumë i bukur përtej Shqipërisë. Bashkimi Europian është shumë i kënaqur që ka mundur të investojë 180 mijë Euro në kopshtin në fshatin Moravë, në shkollën 9-vjeçare në fshatin Dyshnik dhe në Qendrën Arsimore shumë funksionale. 5200 studentë,1400 prindër dhe 400 staf mësimor do të përfitojnë nga këto investime, pasi të gjithë meritojnë kushte sa më të mira për tu arsimuar. Kjo është edhe arsyeja pse BE-ja po financon një tjetër projekt të rëndësishëm për të rindërtuar edhe 60 shkolla të tjera në bashkitë e Shqipërisë.Kam një mesazh që dua të përcjell për bashkitë dhe pushtetin vendor, kur themi që Europa është këtu do të thotë që është jo vetëm me prezencën por edhe me mbështetjen dhe investimet përmes bashkive, që janë mjaft të rëndësishme për të ofruar shërbime dinjitoze për banorët e tyre"-,ka thënë Perr ,i cili ka konfirmuar se partneriteti e mbështetja me investime nga BE-ja drejt pushtetit vendor do të vazhdojë.

Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo ka theksuar në fjalën e tij rëndësinë e këtyre projekteve për bashkinë, duke falënderuar edhe investitorët.

"Është investimi më i madh që kemi bërë në kuadër të programit "BE për bashkitë". Ne patëm fatin që të jemi një nga 19 bashkitë në vend, e përzgjedhura mes 61 bashkive, që përfituan projekte nga Bashkimi Europian. Këto projekte sjellin një impakt të drejtpërdrejtë në komunitet. Për pushtetin vendor këto investime janë një hapësirë frymëmarrjeje suplemetare në ndihmë të komunitetit. Të gjithë politikë-bërësit në qeverinë qendrore por edhe partnerët tanë duhet ta shikojnë pushtetin vendor si një mekanizëm, që e përkthen në mënyrë të drejtpërdrejtë impaktin që mund të kenë projektet që injektohen në jetën e qytetarëve"-,ka thënë Demo.

Bashkia e Beratit është një prej 19 bashkive në vend, përfituese e granteve të Bashkimit Europian, me qëllim kryesor përmirësimin e shërbimeve arsimore dhe rritjen e cilësisë në fushën e arsimit. Qëllimi i investimeve të BE-së në Berat është mbështetja e potencialit zhvillimor të bashkive dhe përmirësimi i kushteve social-ekonomike e mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alma: 29/09/2023 14:46

    Po fshati gorican i Beratit qe nuk ka shkolle 9 vjecare po ikin femijet ne samatic

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni