GRAMSH – Rruga është punësim, sepse rruga në ndërtimin e saj punëson qindra krahë pune. Kështu u shpreh Kryeministri Sali Berisha nga komuna e Kodovajtit në inaugurimin e rrugës Gramsh-Kodovajt. Shefi i mazhorancës deklaroi se investimi në këtë rrugë prej 14 kilimetrash është rreth 500 milionë lekë.

Në kuadër të premtimeve për zgjedhjet e 23 Qershorit, numri një i qeverisë tha se në 4 vitet e ardhshme, gjithmonë nëse siguron fitoren në zgjedhje, do të punësojë 130 mijë shqiptarë.

“4 vitet që vijnë të punëohen jo 100 mijë po të punësohen 130 mijë shqiptarë. Ju premtoj ju se do të dyfisojmë grantet për Gramshin dhe fermerët në të gjithë Shqipërinë", u shpreh shefi i mazhorancës.

Kryeministri shtoi se e bazon premtimin për punësimin "në zhvillimin e fuqishëm të turizmit. Ju i njihni mirë potencialet e gramshit të cilat janë vetëm në fillime, ndërtimet e infrastrukturës në Gramsh do bëjë që shqitparët të punësohen më shumë”.

Më tej shefi i qeverisë foli edhe për Kaskadën e Devollit, e cila tashmë do të ndërtohet nga kompania norvegjeze EVN, dhe ndërtimin e 9 hidrocentraleve në vend, të cilat do të punësojnë sipas kryeministrit, së paku 8 mijë punonjës.

“Kompania e Norvegjisë do të nisë punimet shumë shpejt për kaskadën e devollit, por vec kësaj janë 9 hidrocentrale për t’u ndërtuar, do të punësohen së paku 8 mijë punonjës në të gjitha HEC-et që do të ndërtohen”, përfundoi kryeministri Berisha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)