Për herë të parë në Shqipëri, prezantohet një fushë mini golfi. Mes ajrit të pastër të malit të Dajtit , kjo pistë e re argëtimi e Dajti Ekspres është atraksioni më i ri, e vetmja e këtij lloji në Tiranë
Pranë natyrës, mes miqsh e fishekzjarresh , në inaugurim merrnin pjesë figura të njohura e adhurues të këtij sporti.
Para disa muajsh pranova një telefonatë ku më thanë se dikush kishte marrë një iniciativë për të ndërtuar një fushë të mini golfit në Shqipëri dhe ky fakt më gëzoi. Më gëzoi paksa me masë, për arsye se tentativa të tilla kishte pasur edhe më herët në Shqipëri, mirëpo ato nuk ishin realizuar. Pastaj kur dëgjova se nga kush është marrë iniciativa dhe se bëhej fjalë për njerëz që kishin realizuar edhe më herët ide të tjera unike, u gëzova shumë.
Lavdim Zylfiu, president i Federatës së mini-golfit në Kosovë
Çdo pistë e re e jona, çdo synim i ri i yni, vërtitet rreth të qenit afër me natyrën. Pista e Mini Golfit vjen për të përmbushur edhe njëherë këtë aspiratë. Pranë nesh fëmijët tuaj mësojnë sit a duan natyrën, si ta mbrojnë atë dhe si të argëtohen përmes saj. Urojmë që ky mesazh të përcillet fort te çdo njeri që zgjedh ta vizitojë.
Migena Malo, administratore e Dajti Ekspres
E strukturuar me 18 gropa si për të rritur dhe fëmijë, fusha e Mini Golfit vjen një vit pas hapjes së Dajti Adventure Park, duke ndjekur traditën e Dajti Ekspres me të parin dhe të vetmin teleferik dhe park aventurash në vend.