Ambasadori i Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kompanisë së sapoformuar "Albanian Airways", një kompani e zotëruar nga investitorë kuvajtian dhe që pritet të fillojë punën e saj në fillim të hapjes së sezonit turistik në Shqipëri.
Ceremonia u organizua nga "Albanian Airways" në prani të zyrtarëve të ndryshëm shtetërorë, krerëve të misioneve diplomatike dhe biznesmenëve.
Ambasadori i Kuvajtit, Al-Bader, mbajti një fjalim në të cilën ai shprehu lumturinë e tij në marrjen pjesë në hapjen e rrugëve të para të drejtpërdrejta ajrore në drejtim të disa kryeqyteteve, duke përfshirë edhe Kuvajtin, që padyshim do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe që tashmë ekzistojnë mes dy vendeve, sikurse pasqyrohet edhe nga hapja e linjës ajrore të drejtpërdrejtë mes dy vendeve.
Al-Baderi shprehu besimin e tij se nisma të tilla do të rrisin ekonominë, marrëdhëniet tregtare dhe turistike, si dhe do të mbështesin lëvizjen e udhëtarëve, ngarkesave, mallrave tregtare dhe investimeve të përbashkëta mes dy vendeve.
Ambasadori, Al-Bader, u shpreh se krijimi i "Albanian Airways" vjen njëkohësisht me vendimin e marrë nga ana e qeverisë së Shqipërisë për heqjen e regjimit të vizave për qarkullimin e qytetarëve kuvajtianë drejt Shqipërisë, që jehon thellësinë e lidhjeve të miqësisë mes dy palëve.
Al-Baderi theksoi gjithashtu aspiratën e tij për nisma të tilla që kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të turizmit në Shqipëri, që ofron potenciale të mëdha. Më tej, ai konfirmoi rolin e rëndësishëm të luajtur nga sektoret privatë të dy vendeve për të rritur partneritetin ekonomiko-strategjik në dritën e dëshirës së përbashkët dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe njerëzor.
Përveç rrugës së drejtpërdrejtë, Tiranë-Kuvajt, "Albanian Airways" do të ofrojnë destinacione të tjera të drejtpërdrejta në Evropë të tilla si Parisi, Londra, Brukseli, Zyrihu dhe qytetet e Italisë./
/G.S/











