Baza ajrore e Kuçovës do të inaugurohet me një ceremoni më datë 4 mars, ndërsa po bëhen edhe përgatitjet e fundit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e brendshme kësaj godine.
Kreu i qeverisë shkruan se baza e Kuçovës do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s. Kjo bazë ka infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës
“MIRËMËNGJESI dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Baza Ajrore e Kuçovës do të inaugurohet më 4 mars, sipas planit të parashikuar. Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe SHBA.
Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.
Komente










