Inaugurohet gjimnazi ‘Asim Vokshi’, ministrja: Përfundojmë 100 shkolla këtë vit! Ambasadori i BE: Keni mbështetjen tonë

E ringritur pas goditjes nga tërmeti i 2019, shkolla e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi’ në Tiranë hap dyert për 750 nxënës. E financuar nga programi EU4Schools, shkolla ka laboratorë IT e kimie, bibliotekë dhe infrastrukturë moderne mësimdhënie.

“Ndihem i bekuar sot sepse kemi prodhuar një histori suksesi. Kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar një sërë shkollash te ‘Don Bosko’ si, ‘Jeronim De Rada’, ‘Hasan Vogli’, ‘Qazim Turdiu’, ‘Vaçe Zela’, ‘Kristo Frashëri’, por ajo që kam kuptuar është se sa herë që mbaron një shkollë e re, aty rifillon edhe një komunitet i ri. Shumë prej këtyre shkollave kanë qenë një rifillim për gjithë jetën komunitare, pasi janë hapësira jo vetëm për nxënësit, por edhe për komunitetin që e përdorin palestrën pas mësimit, për një shoqatë që mëson fëmijët me sportin”, u shpreh Veliaj. 

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato vlerësoi punën e bërë duke uruar që në këto institucione të arrihet sistemi modern i arsimit dhe rriten liderët e të ardhmes së Shqipërisë.

“Sot kemi përuruar shkollën e mesme “Asim Vokshi” në Tiranë, duke u ofruar nxënësve dhe mësuesve të saj një mjedis mësimor modern. “BE për shkollat”, është një nga programet e BE-së për të cilin jam më shumë krenar. Ai lindi si shenjë e solidaritetit tonë me popullin shqiptar të goditur nga tërmeti tragjik, por shpejt u bë shumë më tepër sesa thjesht përmirësimi i infrastrukturës. “BE për shkollat” u ka ofruar shkollave ambiente sportive dhe salla për ndihmë psikosociale, duke garantuar shëndet, siguri dhe qasje për të gjithë nxënësit, si dhe duke promovuar efikasitetin e energjisë dhe duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për të mësuar. Është kënaqësi e madhe të shohësh tani të rinj shqiptarë që lulëzojnë në këto mjedise moderne dhe të sigurta”, tha ambasadori Silvio Gonzato.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se këtë vit përfundojnë 100 shkolla që janë në proces rindërtimi apo ndërtimi.

“Për këtë vit do të përfundojnë 100 objekte shkollore, të cilat ne i kemi nisur si projekte dhe do t’i vendosim në dispozicion të mësuesve dhe nxënësve tanë brenda këtij viti. Fokusi Ministrisë së Arsimit dhe Sportit shkon përtej vetëm infrastrukturës fizike të shkollës, që patjetër që është një komponent i rëndësishëm i të gjithë sistemit arsimor. Komponenti i dytë i rëndësishëm është kurrikula shkollore, për të cilën ne kemi një plan për të ridimensionuar dhe modernizuar kurrikulën e shkollës, ku në fokus do të jenë edhe shkollat me orientim gjuhësor, me orientim artistik, shkollat në orientim sportiv, por gjithashtu edhe burimet njerëzore. Dhe unë këtu dua ta kem fokusin kryesor të punës së ekipit të Ministrisë së Arsimit, ku, ne do të kalojmë në një nivel të ri të mbështetjes për mësuesit, të shkallëve të kualifikimit të mësuesve, të mbështetjes direkte, nëpërmjet rritjes pagave dhe të të ofruarit mësuesve akoma më shumë garanci për rritjen e tyre profesionale”, tha Manastirliu.

Shkolla “Asim Vokshi” është pjesë e Programit “BE për shkollat”, i financuar nga Bashkimi Evropian me 75 milionë Euro. 63 objekte arsimore në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti po rindërtohen dhe riparohen në kuadër të programit, i cili zbatohet nga UNDP-ja. Deri më sot janë përfunduar dhe u janë dorëzuar përfituesve 52 objekte arsimore. 

Ajo do të ofrojë një mjedis inovativ arsimor për 750 nxënës, duke u fokusuar në mësimin e gjuhëve të huaja dhe aftësitë në fushën e IT-së. Kjo shkollë ka për qëllim përgatitjen e nxënësve jo vetëm për tregun e punës në Shqipëri por edhe atë ndërkombëtar, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të qenë konkurrues në një treg global.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
Përurohet shkolla ‘Asim Vokshi’, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë gjëra të bukura, si kjo shkollë moderne për nxënësit

Përurohet shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, e cila do të mirëpresë 750 nxënës në mjediset e reja. Gjimnazi ofron kapacitete të zgjeruara dhe hapësira moderne për nxënësit dhe është rindërtuar me mbështetjen e programit EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm sot në ceremoninë e përurimit, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato përfaqësuesin e UNDP, Francisco Roquette dhe ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u shpreh shumë i kënaqur me xhevahirin e ri që i shtohet buqetës së 40 shkollave të reja në kryeqytet.

“Ndihem i bekuar sot sepse kemi prodhuar një histori suksesi. Kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar një sërë shkollash te ‘Don Bosko’ si, ‘Jeronim De Rada’, ‘Hasan Vogli’, ‘Qazim Turdiu’, ‘Vaçe Zela’, ‘Kristo Frashëri’, por ajo që kam kuptuar është se sa herë që mbaron një shkollë e re, aty rifillon edhe një komunitet i ri. Shumë prej këtyre shkollave kanë qenë një rifillim për gjithë jetën komunitare, pasi janë hapësira jo vetëm për nxënësit, por edhe për komunitetin që e përdorin palestrën pas mësimit, për një shoqatë që mëson fëmijët me sportin”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai shtoi se Tirana e sotme është shumë ndryshe nga Tirana e 2015-ës. Sot, nënvizoi Veliaj, ka një transformim të jashtëzakonshëm të realitetit, pasi 25% e Tiranës prodhon turizëm dhe 25%  teknologji informacioni. Kryebashkiaku risolli në vëmendje edhe ndërtimin e kampusit permanent të Kolegjit të Europës.

“Përtej kampusit të përkohshëm duam të kemi edhe një kampus të përhershëm për Kolegjin e Europës. Do të ndërtohet te ish parkingu i autobusëve, që shërbente si terminal provizor, pranë Qytetit Studenti. Shumë shpejt nisim punën aty. Është një kompliment për Tiranën, për Shqipërinë, për të gjithë ambicien tonë europiane, çka tregon se me miq të mirë asnjë vend nuk është i pashpresë. Nëse një vend e ndan mendjen, nëse një vend mobilizohet, nëse një qeveri, një bashki, një skuadër, sistemi jonë arsimor, e ndan mendjen që do të ecim para, ja ku jemi sot. E filluam të fundit procesin e integrimit, sot jemi numër një. Kishim Samitin e B40-ës këtë javë, pritëm të gjithë kryetarët e bashkive të rëndësishme të rajonit. Ne mund ta bëjmë këtë vend të duket si mesjetë, siç ka ndodhur në historitë tona të vështira të 97-98-ës, ose mund ta bëjmë këtë vend të jetë hapsira më europiane e Ballkanit”, tha Veliaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur