Shfaqet sot në orën 11.00 në Shtëpinë e Evropës filmi për të rinj “Kokrrat e piperit dhe sekreti i detit të thellë” me regji të Christian Theede.
Në bashkëpunim me qendrën e artit bashkëkohor “Tirana Art Lab” inaugurohet sot në orën 17.00 në hyrjen pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” instalacioni “Terminal për Tiranën” me autore Karolina Halatek.
Organizohet këtë mbrëmje në orën 17.00 në Institutin e Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit takimi “Stolitë e xhubletës & gjurmë të shpëtuara nga argjendaria shkodrane” me studiuesen Luljeta Dano.
Prezantohet sot në orën 17.30 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri libri “Shqiponja dhe oktapodi” me autor Gianni Palagonia.
Krijimtaria muzikore e kompozitorit durrsak Vasil Mema, vjen këtë mbrëmje në orën 18.00 në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës përmes koncertit “Një jetë mbi pentagram”, që dirigjohet nga Orges Mema.
Qëndron e hapur deri në 27 mars në Galerinë e Arteve në Shkodër ekspozita “Trajtat spektakolare” nga Jon Kraja e kuruar nga Adrian Isufi.
Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Pret vizitorët deri në 28 mars në galerinë “Bazament Art Space” në Tiranë ekspozita “Midis” nga artisti Niku Alex Muçaj.
Vijon deri nesër në teatrin "Migjeni" në Shkodër Festivali Teatror për të Rinj. Këtë mbrëmje në 17.00 vihet në skenë shfaqja “Njohje në internet” me regji nga Raimonda Marku.