Inceneratorët, Ahmetaj: Deri në 2013 Shqipëria ishte një mal plehrash! Shuma e paguar nga shteti ka qenë vetëm 55 mln euro! Koncesioni i Tiranës nuk ka marrë mbështetje buxhetore

 

Kuvend po diskutohet për raportin e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku foli edhe ministri Arben Ahmetaj. Ahmetaj tha se deri në 2013 Shqipëria ishte një mal plehrash. Sipas Ahmetajt, shuma e paguar nga shteti ka qenë vetëm 55 mln euro, ndërsa për Tiranën nuk ka marrë mbështetje buxhetore.

'Shqipëria në 2013 ishte katandisur në mal plehrash. Kjo mazhoranca e sotme nisni një pastrim të territorit të ambientit që nuk ka përfunduar akoma. Impiantet janë aty dhe vazhdojnë të punojnë. E pavërteta më e madhe, shifra se janë vjedhur 430 mln euro. Shuma e paguar nga buxheti i shtetit është 55 mln euro, e faktuar nga ato që kanë dalë nga thesari i shtetit. Koncesioni i Tiranës nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore. Qeveria ka bërë transferta në mbështetje të bashkisë së Tiranës për menaxhimin e mbetjeve. Ju kuptoj kur godisni politikisht, prisnit të shkrihej mazhoranca, por nuk ndodhi. Unë mezi prisja atë komision që të thotë të vërtetën siç është.'- u shpreh Ahmetaj


Lajmi kryesor:

Raporti i Tabakut për inceneratorët nuk merr as votat e opozitës, rrëzohet me shumicë të cilësuar në Kuvend! Basha: Tani topi në SPAK! Ahmetaj: Shqipëria, një mal plehrash në 2013


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë