Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari ka reaguar sa i përket aferës së inceneratorëve. Pas publikimit të dy dokumenteve të reja, Braimllari është shprehur se koha për SPAK nuk pret dhe se para drejtësisë duhet të dalë kreu i qeverisë Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
'Është e qartë që kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal që kokat i ka në kryeministri dhe në Bashkinë e Tiranës. Kjo aferë korruptive nuk mund të vihej në zbatim pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë mjaftuar vetëm me skemën fiktive të ndërtimit të inceneratoratorit por kanë vënë në zbatim duke përdorur institucionet shtetërore dhe skemën e evazioni fiskal që kap vlerën e 189 milionë dollarë nëpërmjet firmave fiktive duke vjedhur identitetin e qytetarëve. Janë 24 kompani fiktive me të cilat janë vjedhur 189 milionë dollarë të cilat janë para të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë qytetarët pagujnë çdo ditë 80 mijë dollarë për kontratën korruptive të inceneratorit të Tiranës.
Çmimet e larta të shportës, të karburanteve, të shërbimeve të ndryshme, pagat e ulëta, kosto e lartë e jetesës po rëndojnë çdo ditë mbi familjet shqiptare.
Afera më e madhe e shekullit, ajo e inceneratorëve kërkon urgjentisht thellimin e hetimeve për të ndaluar pagesat korruptiove dhe për shkuar tek përgjegjësit e vërtetë të këtij grupi të strukturuar kriminal që udhëhiqet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të vihen sa më shpejt përpara drejtësisë, si dy kokat e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, skemë e cila i ka vjedhur qytetarëve miliona euro.
Koha për SPAK nuk pret.'- tha ai.
Lajmi kryesor:
Inceneratorët, 'Rithemelimi' publikon faktet e reja, i bën thirrje SPAK: Mos u bëni miratues të të zezave që u kalojnë para hundës
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.7%
-
Jo
22.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2247
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55