Inceneratorët, 'Rithemelimi' publikon faktet e reja, i bën thirrje SPAK: Mos u bëni miratues të të zezave që u kalojnë para hundës

Partia Demokratike ka publikuar sot fakte të reja mbi aferën e inceneratorëve.

Belind Këlliçi bëri 2 dokumente të ashtuquajtura 'autentike' publike, të cilat tregojnë një kompani që ka kryer evazion fiskal, sipas PD. Sipas dokumenteve, kompania e denoncuar nga PD ka marrë përsipër edhe projekte të tjera të mëdha në Tiranë. Një reagim i njëjtë është bërë edhe nga sekretari  i përgjithshëm  të LSI, Endrit Braimllari sa i përket aferës së inceneratorëve. Pas publikimit të dy dokumenteve të reja, Braimllari është shprehur se koha për SPAK nuk pret dhe se para drejtësisë duhet të dalë kreu i qeverisë Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

'Kemi informacione të besueshme se një tjetër kompani, “Ave Consulting” me bashkëpronar Albert Dervishaj, është i lidhur me famëkeqin Erion Veliaj. Do e kallzojmë në SPAK. Duhet të dini se prej vitit 2016, rastësisht në të njëjtën periudhë kur nisi dhe afera me inceneratorët, ekziston një kompani e cila ka lejuar dhe miratuar faturat fiktive të punimeve imagjinare të inceneratorëve dhe kjo kompani quhet “Ave Consulting”. Sot po publikojmë dy dokumenta autentike. E para është kontrata e mbikqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës në vlerën 649,440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj kompanie për mbylljen e punimeve për inceneratorin e Fierit. 

Kjo kompani ka bërë projektimin e segmentit "Pallati me Shigjeta - Rreth rrotullimi Shqiponja", për llogari të një kompanie private, përfituese tek projekti i “Unazës se Re”. Sa për ilustrim të asaj se “Ave Consulting” nuk është marrë për ekspertizën e thellë, por për lidhjet politike në projektin e Unazës, ja edhe një fakt tjetër: Kompania nuk ka në organikë asnjë inxhinier gjeodet. Një profesionist i tillë nevojitet për studimin topografik të veprës. Për të mos i lënë shkas zhvendosjeve të rrugës gjatë zbatimit, sipas interesave të momentit.

Një nga dhjetëra viktimat e kësaj afere është dhe familja 23 anëtarëshe e Haxhi Billes. Së cilës, edhe pse iu komunikua nga ARRSH se shtëpia e tyre nuk do te prishej, ata janë sot të pastrehë.  Partia Demokratike bën publike këto fakte sot, duke skicuar gjurmën e rëndë të vjedhjes dhe korrupsionit në të gjitha projektet e mëdha të Tiranës.  Habi e madhe qëndron në faktin se firma apo “dora” e kryebashkiakut, gjendet në shkresat, ku konsultat dhe supervizimet i jepen kësaj kompanie.  Fakti 650 mijë eurosh, që e lidh edhe me inceneratorët e Klodian Zotos e Mirel Mertirit, është vetëm ‘gozhda e fundit’ në murin ku janë varur portretet e hajdutëve serialë të Bashkisë dhe Qeverisë.

Partia Demokratike i kërkon SPAK të lëvizë. Të gjithë ata që janë dëshmitarë të krimit dhe rrinë pasivë, kthehen në bashkëpunëtorë të heshtur. Thirrja jonë për SPAK është: mos u bëni miratues të heshtur të të gjithë të zezave që u kalojnë para hundës! E nëse serish nuk keni ekspertizën e duhur për këto fakte që parashtruam, mjafton të thërrisni pronarin e “Ave Consulting” dhe ta pyesni se si dhe përse i miratoi këto investime dhe fatura fiktive.

Te gjitha informacionet e mësipërme dhe kontratat e publikuara, do t’i depozitojmë e do të vëmë në dijeni SPAK, në mënyrë që t’i ndihmojmë në zbardhjen e kësaj afere. E nëse SPAK e ka me të vërtetë dhe i shkon deri në fund aferës së inceneratorëve dhe inceneratorit të Tiranës, atëherë përpara drejtësisë do të shihni Edi Ramën dhe Erion Veliajn të cilët do të përfundonin në burg.'- përfundoi Këlliçi.

Kujtojmë se LSI prej disa ditësh ka bërë denoncime publike në lidhje me 24 kompani që sipas tyre kanë bërë evazion fiskal disa milionë euro dhe që lidhen me inceneratorët. Këtyre deklaratave i është bashkëngjitur edhe Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës por edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Nëse kjo çështje e denoncuar nga Kryemadhi dhe Meta ka apo nuk ka lidhje me Inceneratorin e Tiranës, i mbetet Prokurorisë së Posaçme ta zbulojë, por në fakt kemi të bëjmë me një skandal dhe një skemë madhe të mashtrimit financiar, bërë edhe në kurriz të disa pensionistëve shqiptarë.

24 kompani, që Kryemadhi i denoncoi me emra kanë lëshuar fatura për shërbime të ndryshme, në vlera marramendëse, duke mos i paguar shtetit tatim-fitimin, TVSH dhe gjobat.  Në këto kushte, janë kthyer në borxhlinj ndaj Drejtorisë së Tatimeve, 189 milionë dollarë evazion fiskal. Institucionet shtetërore por edhe përfaqësues të mazhorancës nga ana tjetër janë përgjigjur duke thënë se këto denoncime janë bërë prej vitesh dhe se LSI dhe Meta po i rikthejnë për interesa personale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:52
Inceneratorët, Braimllari: Koha për SPAK nuk pret, Rama dhe Veliaj të dalin para drejtësisë si dy kokat e grupit kriminal

Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari ka reaguar sa i përket aferës së inceneratorëve. Pas publikimit të dy dokumenteve të reja, Braimllari është shprehur se koha për SPAK nuk pret dhe se para drejtësisë duhet të dalë kreu i qeverisë Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

'Është e qartë që kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal që kokat i ka në kryeministri dhe në Bashkinë e Tiranës. Kjo aferë korruptive nuk mund të vihej në zbatim pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe Erion Veliaj. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë mjaftuar vetëm me skemën fiktive të ndërtimit të inceneratoratorit por kanë vënë në zbatim duke përdorur institucionet shtetërore dhe skemën e evazioni fiskal që kap vlerën  e 189 milionë dollarë nëpërmjet firmave fiktive duke vjedhur identitetin e qytetarëve. Janë 24 kompani fiktive me të cilat janë vjedhur 189 milionë dollarë të cilat janë para të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë qytetarët pagujnë çdo ditë 80 mijë dollarë për kontratën korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Çmimet e larta të shportës, të karburanteve, të shërbimeve të ndryshme, pagat e ulëta, kosto e lartë e jetesës po rëndojnë çdo ditë mbi familjet shqiptare. 

Afera më e madhe e shekullit, ajo e inceneratorëve kërkon urgjentisht thellimin e hetimeve për të ndaluar pagesat korruptiove dhe për shkuar tek përgjegjësit e vërtetë të këtij grupi të strukturuar kriminal që udhëhiqet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të vihen sa më shpejt përpara drejtësisë, si dy kokat e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, skemë e cila i ka vjedhur qytetarëve miliona euro.

Koha për SPAK nuk pret.'- tha ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuredin: 15/07/2022 13:41

    Aa ju te shkretet jeni per tu futur sa me pare ne burg se cfare skeni bere vjedhje vrasje cdo gje e dilni na tregoni tani

    Përgjigju
  • Wendi: 15/07/2022 13:39

    Hahaha folen kriminelat e vertet te vendit qe cfare skane bere i kane dhene dhe naj para ktij dhe qe tflasi kshu

    Përgjigju
  • Regi: 15/07/2022 13:38

    O bukurosha rama i ka dale dhe i del drejtesise perball po ti kush qeke qe po na flet per drejtsin,te ka paguar sala mduket

    Përgjigju
  • Klejdi: 15/07/2022 13:36

    Po lejeni mer prokurorine t bej punen e vet rehat sa i husni hundet vend e pa vend boni ju si t mir ju duhet me ju cu n alkatraz

    Përgjigju
  • Alban: 15/07/2022 13:28

    1 2 incenereratoret lejeni mer drejtsine t bej punen e vet

    Përgjigju
  • Klaudio: 15/07/2022 13:27

    Si flasin keto te te miret e dynjase hahahah para se t flasesh per tjeret kthehu njiher nga vetja o gjytrym

    Përgjigju
  • armendnasufi: 15/07/2022 13:19

    ju jeni te lezetshem se thoni ne kemi bere krime po prit ihere mos nxjerrim gje prej atyre , hahaha sa per te qeshur jeni

    Përgjigju
  • ami: 15/07/2022 13:16

    kriminelat jeni ju dhe zagaret tuaj. fal rames po behet ky vend

    Përgjigju
  • Moni: 15/07/2022 13:12

    sa skandaloz qe jeni po pa u futur ne burg ju nuk flem te qet ne o kriminela keni goj dhe flisni per ramen e erionin

    Përgjigju
  • nushi: 15/07/2022 13:11

    fal rames drejtsia po ben punen sic duhet tani te presim te vendos salen e kta te teret brenda nburg

    Përgjigju
  • rei: 15/07/2022 13:10

    para spakut duhet te dilni vetem ju se dhe spakun n pun rama e ka ven per tvendos dretesi

    Përgjigju
  • Klea: 15/07/2022 13:08

    Vazhdoni te flisni kot vazhdoni se nderkohe Rama po jua ben Shqiperine

    Përgjigju
  • Monda: 15/07/2022 13:08

    Se marr vesh per cfare merren me llafe te kota keta te partive te tjera kur per vete skane bere asgje

    Përgjigju
  • alma: 15/07/2022 13:07

    kokat e grupit kriminal jeni ju dhe ata te PD. kryekriminelat e vendit mezi pres kohen te dilni para dretesis

    Përgjigju
  • Ilir: 15/07/2022 13:07

    SPAK duhet te nise hetimet e veta me ate hajdutin Berishen para te tjereve

    Përgjigju
  • Ylli: 15/07/2022 13:06

    Ju jeni per tu hetuar per veta apo i harruat krimet e kera nga sali legeni

    Përgjigju
  • Pipi: 15/07/2022 13:05

    Beni thirrje spak te hetoj ate kryetarin tuaj qe ska len gje pa bere e pastaj meruni me te tjeret

    Përgjigju
  • Bugu: 15/07/2022 13:05

    Thuaj njeher spak te filloj te heyoj salun tuaj pastaj flisi per ps dhe incernatoret

    Përgjigju
  • Myzafer: 15/07/2022 13:00

    Dua ti them ketij endritit qe perpara drejtesise nuk duhet te dali rama dhe veliaj po ai non grata saliu dhe ai ilir meta qe vetem i kane vjedhur ketij populli

    Përgjigju
  • Goni: 15/07/2022 12:59

    Late nam mer burr vec dilni e flisni kot pa fakte …SPAK-u duhet ta filloje drejtesine me Berishen ,liken e kokat e tjera te PD-se

    Përgjigju
  • Mondi: 15/07/2022 12:59

    Akoma gjalle qenkan keta te LSI o parti e vdekur qe nuk dini ku kini koken por dilni e komentoni ketu brockulla

    Përgjigju
  • Koli: 15/07/2022 12:57

    Me vjen shume keq kur shoh se sa poshte bien keto te PD-se …Rames dhe Erionit si vini as te maja gishtit ju …me to po ecen Shqiperia

    Përgjigju
  • Esi: 15/07/2022 12:56

    O zot prap keto te PD-se si skane turp e dalin e flasin per vjedhje

    Përgjigju
  • Joel: 15/07/2022 12:55

    Pd esht per te ardhur keq perfundimisht

    Përgjigju
  • Renis: 15/07/2022 12:54

    Ju nuk dini as ca flisni as ca beni prandaj jeni ne kete gjendje

    Përgjigju
  • Orest: 15/07/2022 12:54

    Ju te pd perfundimisht jeni te mbaruar fare

    Përgjigju
  • Jorgo: 15/07/2022 12:50

    Nuk e di po sesi kane ftyre keta te pd qe dalin e flasin vetem brockulla qe o kane bere te zeza keta o ska bere njeri

    Përgjigju
  • sellma: 15/07/2022 12:40

    perfundimisht jane per tu ardhur keq fare kto te pd

    Përgjigju
  • linda: 15/07/2022 12:38

    aman keto te pd na kan car trapin. siumbyll goja njeher

    Përgjigju
  • Oligert: 15/07/2022 12:36

    Aman mo kur kane goje me fol edhe kta horrat e saliut e mos ngelt njeri

    Përgjigju
  • Tedi: 15/07/2022 12:35

    Ti vi turo qe nuk u moren njeher me nje pun po vetem me llafe

    Përgjigju
  • Era: 15/07/2022 12:35

    Na lodhen vertet kto ka mundsi meruni me ounet tuaja se vetem akuzoni njerez kot duke qen vet kriminel

    Përgjigju
  • Klea: 15/07/2022 12:34

    Kto te pd na lodhen a ka mundsi te meren njeher me partin e vet cop cop

    Përgjigju
  • Anonim: 15/07/2022 11:52

    NA JAN MBUSH TELEFONAT DHE TV ME IDJOT E GOMER SGUXOJM TE HAPIM AS TELEFONIN AS TV SE DEL KERRICI , DEL BALLIU, DEL VOKSHI ,DALIN ILIRI DHE MONA VIKTIMJA , DALIN KETA ANALISTAT ME PARTI NGA ZHEJI IDJOTI ,BUSHATI E TE GJITH ME RADH .

    Përgjigju
  • Hama Timua: 15/07/2022 11:40

    O Blend Këriçi po lërini mor paçavure kto gjëra. Po keni fakte çojani prokuroris e mos lefni gjith ditën ham, ham, e një tum të madh hani o bashibuzuk.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!