Inceneratorët, GJKKO i lë në burg, 5 të arrestuarit: Ndoqëm procedurat ligjore! Zv.presidenti i FSHF udhëtime me charter me Zoton? Avokati: Thjesht fjalë

GJKKO ka konfirmuar masën arrest me burg për 5 të arrestuarit për aferën e inceneratorit të Fierit. Arben Dervishaj, Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi janë lënë në burg ndërsa mësohet të kenë pohuar se ndoqën procedurat ligjore. 

Të gjithë të akuzuarit kanë pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me mashtrimin, teksa kërkuan masë më të butë me arsyetimin se nuk mund të prishin provat dhe nuk do të arratisen, raporton gazetari i Report Tv, Sokol Dema. Sipas tyre, kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore standarde, duke respektuar ligjin.Vijojnë të jenë në kërkim edhe pesë persona të tjerë të dyshuar për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Ndërkohë, avokati i zv. Presidentit të FSHF-së Arben Dervishaj, Sokol Hazizaj u shpreh se klienti i tij tha vetëm të vërtetëm përpara trupit gjykues dhe se në të gjitha situatat kanë qenë në përputhje të plotë me kontratat që ai ka lidhur.

I pyetur nëse ka një lidhje me fluturimet charter me Klodian Zoton, Hazizaj tha se këto janë thjesht fjalë e se ai nuk merret me to.

 “Unë mendoj që ne të gjithë së bashku të marrim një nisme ligjore. Një ndryshim në kodin e procedurës penale ku masë shtrënguese për çdo ndryshim të jetë vetëm burgu, burgu, burgu. Kur të jeni gati më thoni.

Po ju them dhe njëherë, organi procedural i hetimit, s’ka kryer asnjë akt inspektimi për ato që fliten. Klienti im tha të vërtetën para gjykatës që të gjitha situatat janë në përputhje me kontratën të cilën ai ka lidhur. Inceneratori i Fierit është atje, shikojeni, filmoni dhe bëni një metodë krahasuese si ka qenë dhe si është.

Ai është këtu, s’ehte thirrur kurrë më parë ka qenë në rregull.

Përfshirja me Klodian Zoton?

Këto janë fjalë unë nuk merrem me fjalë”- tha Sokol Hazizaj, avokati i Arben Dervishit.

Në marsin e këtij viti në lidhje me këtë çështje u vendosën arrest me burg ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Në këtë skemë numri i personave të dyshuar ka shkuar në 20 ndërsa SPAK vijon hetimet edhe për të tjerë.

4 milionë euro u paguan për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 11 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie. Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Në kërkim nga SPAK për inceneratorin e Fierit, flet avokati i Juri Ymerajt: Është jashtë shtetit për çështje shëndetësore

 

5 personat e arrestuar si pjesë të aferës së inceneratorëve kanë dalë sot para SPAK. Përpos tyre, i pranishëm ka qenë edhe avokati i Juri Ymeraj, i shpallur në kërkim i cili u shpreh se kishte shkuar të merrte infromacion mbi këtë çështje.

Avokati Loren Liço u shpreh para mediave se Ymeraj ndodhet jashtë shtetit për shkak të një problemi me shëndetin të familjes së tij. Më tej, avokati nënvizon se sipas tij, klienti është i përfshirë në skemën me ish ministrin Lefter Koka. Juristi sqaron se klienti i tij është paraqitur në SPAK 10-15 herë për të raportuar si dhe më parë i kishte vënë në dijeni për faktin se i duhej të lëvizte jashtë shtetit.

Liço argumenton se kontratat me kompanitë kanë qenë të rregullta dhe se nuk ka asnjë arsye që Ymeraj të hetohet në këtë formë. 

 “Kemi ardhur për të marrë informacion për një prej personave në kërkim për inceneratorin e Fierit, Juri Ymeraj. Ai ka vënë në dijeni gjykatën për udhëtimin e tij jashtë shtetit për disa probleme familjare. Bëhet fjalë për një skemë të përfshirë me zotin Koka. Arsyet për ne janë të paqëndrueshëm. Kontaktet dhe mundësitë e tij me të kush mundet ta implikojë atë ka qenë e pamundur. Kjo gjë mund të vërtetohet thjeshtësisht. Fakti që kanë kërkuar një masë për të na ka habitur.

Ai ka qenë administrator i njërit prej 500 shoqërive, me kontrata dhe transferta parash të rregullta.  Punimet që ka bërë ai kanë qenë me vlera të papërfillshme.  

Kompania e Ymeraj ka pasur aktivitet me shume kompani të tjera kjo është një prej tyre. S’mund të prezumojmë që meqë kjo kompani ka një kontakt me inceneratorët ka marrëdhënie juridike. Kjo është një kompani e rregullt sipas ligjit, është krijuar rreth 2015.

Gjatë largimit është njoftuar organi kompetent për probleme shëndetësore.

Më duhet të jem diskret ndaj arsyeve shëndetësore se bëhet fjalë për fëmijët e tij të mitur.

Unë sot do marr të dhënat apo provat që janë dorëzuar nga organi i akuzës i ekzistencës apo jo. Megjithëse është dhënë masa në mungesë unë jam i privuar nga familja e tij dhe s’ja kam komunikuar dot. “- tha Loren Liço

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë