Inceneratorët, PD dorëzon në SPAK kallëzimin penal ndaj Edi Ramës, Veliajt e jo vetëm! Kërkon hetim për 7 vepra penale

Tirane- Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri dhe përfaqësuesi Ligjor i PD, Rezart Kthupi dorëzoi sot në SPAK padinë e e paralajmëruar nga PD dhe kryetari Basha për çështjen e inceneratorëve.

PD e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, Sekretar i Përgjithshëm padit Edi Ramën Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Erjon Veliaj si dhe çdo person i pa identifikuar me emër nga ana e Z.Ahmetaj por që në bazë të deklarimeve ka përgjegjësi penale në lidhje me favorizimet e marra nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Partia Demokratike ka denoncuar prej vitesh tashmë aferën e inceneratorëve. Por duke u bazuar në atë çka edhe ju e keni dëgjuar, të gjithë e kemi dëgjuar intervistën e Arben Ahmetajt, sigurisht që janë indicie të reja për hetim dhe bazuar në këto indicie, ne kemi paraqitur sot në SPAK një kërkesë për hetim për Erion Veliajn dhe Edi Ramën, duke u bazuar në atë që ish numri 2 i Edi Ramës deklaroi në intervistën e tij' tha Oriola Pampuri

Në kallëzimin penal janë renditur 7 vepra penale

1- "Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore", të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal

2- "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248,

3- "Shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike" parashikuar nga neni 258,

4- "Korrupsioni pasiv i peronave qe ushtrojne funksione publike" parashikuar nga neni 259,

5- "Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteteror ose i te zgjedhurve vendore" i parashikuar nga neni 260,

6- "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale", të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal,

7- të kryera në bashkëpunim në formën e "Grupit të strukturuar kriminal" parashikuar nga neni 333 dhe neni 334 i Kodit Penal, "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Nenet 75/a, 280, 283 e vijues të K.Pr.Penale, neni 245, 248, 258, 259 dhe 260 278, 333 dhe 334 i Kodit Penal, nenet 8, 9, 10 e vijues të Ligjit nr. 95/2016 "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar".

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plumbi Qorr: 20/02/2024 01:02

    Bravo e keni kthyer SPAK në shurrtore ku gjithëfarë idioti dhe kriminel i PD i zhytur deri në fyt si Luli Berisha dhe soj e sorollopi i tyre marrin guximin dhe bëjnë denoncime për show kur inceneratorët kanë 3 vjet që hetohen nga SPAK dhe krimeve të tyre që nga vrasja e 21 Janarit ku Luli dhe Saliu janë bashkëautorë e deri te shitja e trojeve shqiptare, Krijimi i shtetit të Lazaratit, grushti i shtetit i 14 shtatorit Vjedhja e shekullit e rrugës së Kombit e cila nuk është amnistuar e dhjetëra krime të tjera që Dumani nga Maqellar që sa herë i dëgjoj emrin më duket si ai vrasësi me pages po Duman nga Maqellara

    Përgjigju
  • Linda: 19/02/2024 16:31

    Hienat e mafies trafikante te partis demokratike qe jane ndare ne dy kampe Barisha + Basha po bejn shume padira ne SPAK se dikush tjeter nga keta mbase shume shpejt do te jet " non grada"! Kush punon dhe gabon po keta nuk duan njerez punetor ne pushtet po kriminel te linduardhe grabitqar si ata vet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion