Inceneratorët, Tabaku lexon raportin: Kompanitë pa përvojë në fushën e mbetjeve urbane! Vërtetuam vjedhjen e 430 mln eurove! Tani është koha që SPAK të veprojë

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku është ndalur tëk afera e inceneratorëve. Gjatë fjalës së saj Tabaku theksoi se kompanitë koncensionare, siç rezultojnë nga dokumentet zyrtare, nuk kanë pasur kapacitetet financiare për ndërtimin e tre landfilleve dhe inceneratorëve. Tabaku tha se nga sot SPAK ka përpara një raport me mbi 100 faqe dhe se shqiptarët presin drejtësi.

‘Kompanitë që kanë fituar kontratat koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë, nuk kanë pasur asnjë përvojë në fushën e përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane. Nga sot, SPAK ka përpara tij një raport mbi 100 faqe, mbi 60 orë dëgjesa publike të këtyre funksionarëve të lartë dhe jo vetëm. Prej kohësh, shqiptarët presin drejtësi që në një farë mënyre iu është mohuar, prej kohësh qytetarët presin të shohin nga ju rezultat për atë që u është premtuar. Tani është koha juaj të na jepni rezultatet për të cilat shqiptarët por edhe partnerët tanë strategjikë ju kanë krijuar dhe ju sponsorizojnë.

Çështja e inceneratorëve nuk është një çështje jashtëzakonisht e vështirë, por dhe në qoftë e tillë falë këtij Komisioni Hetimor që kam drejtuar me gjithë energjinë dhe seriozitetin që i takon Parlamentit është thjeshtuar aq shumë saqë shumë shqiptarë e kanë të qartë. Sytë janë nga ju! Jeni ju tanimë në sitën e provës jo për t’i provuar opozitës të drejtën apo mazhorancës gabimin! Nuk është kjo arsyeja përse jeni krijuar! Ju duhet t’i tregoni shqiptarëve që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe mos të shndërroheni si gardiani i portës së ligjit në tregimet e Kafkës. Ka ardhur koha të na tregoni se nga çfarë stofi jeni! Shqiptarët po presin!’- tha Tabaku.

Tabaku tha se komisioni hetimor faktoi se grupi i strukturuar kriminal i mori padrejtësisht taksapagueseve shqiptarë shumën e 430  mln euro.

‘Në dhjetorin 2013 një vendim i qeverisë krijoi një komitet Ndërministror të përbërë nga zëvendës ministra që do të ishte hapi i parë për krijimin e terrenit për veprimtarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal që si qëllim kishte vetëm që me anë të mashtrimit,  duke krijuar situata të pavërteta, duke shfaqur shenja të qarta të korrupsionit në çdo strukturë qeverisëse të përfshirë, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që i janë marrë padrejtësisht  taksapagueseve shqiptarë shumën e 430  mln euro

Grupi strukturuar kriminal 430 mln euro nuk mund të ishte kaq i suksesshëm nëse në mesin e tyre nuk do të kishte të përfshirë nivelet më të larta të politikës dhe shtetit, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, ministrat Ahmetaj, Gjiknuri dhe Koka, sekretarët e përgjithshëm Agaci dhe Bllako, kryebashkiakët Veliaj, Sejdini dhe Subashi, dhe një zinxhir të tërë zyrtarësh publikë, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar vjedhjen galopante të parave të shqiptarëve.’- tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Raporti i Tabakut për inceneratorët nuk merr as votat e opozitës, rrëzohet me shumicë të cilësuar në Kuvend! Basha: Tani topi në SPAK! Ahmetaj: Shqipëria, një mal plehrash në 2013


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja