Inceneratorët, Tabaku: SPAK të dërgojë në gjykatë personat që mendojnë se janë të paprekshëm

Inceneratorët, Tabaku: SPAK të dërgojë në gjykatë personat që mendojnë se janë të paprekshëm

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nëpërmjet një  postimi në ‘Facebook’, i ka  bërë thirrje SPAK-ut që të dërgojë në gjykatë personat përgjegjës dhe të lidhur më afera e inceneratorëve.

"Drejtësi për aferën e inceneratorëve!

Shifrat që publikohen nga buxheti i shtetit tregojnë si mos më mirë situatën problematike të faturave koncesionare që rëndojnë xhepat e shqiptarëve në kohë krize. Akoma më keq shumica e këtyre kontratave koncesionare kanë njollën e zezë të korrupsionit. Janë paguar në 2021, vit pandemik, thuajse 12 mld lekë nga buxheti i shtetit për faturat e koncesioneve që në të vërtetë janë simboli i korrupsionit që po gërryen paratë e shqiptarëve dhe buxhetin e vendit. Të mendosh që 2 mld lekë i janë paguar tre inceneratorëve që sot janë nën hetim nga SPAK kur mund t’i paguheshin qytetarëve dhe bizneseve të mbyllur nga pandemia.Një vlerë marramendëse sidomos në këtë kohë krizze kur shqiptarët janë të varfër, të lënë pasdore dhe të harruar ndërsa qeveria mendon për grupin e oligarkëve që e sponsorizon me taksat e qytetarëve.

Kryeministri vazhdon të mbrojë këto 3 kontrata me vlerë 430 mln euro që janë vjedhja e shekullit dhe simboli i babëzisë që po gërryen përditë Shqipërinë ndërsa vendi vazhdon të mbetet nën mbetjet korruptive që kanë gjetur strehë në qeveri.

Kjo është një aferë që duhet të ndajë një herë e mirë shapin nga sheqeri. Një aferë që duhet të tregojë nëse SPAK ka integritetin e duhur dhe është në lartësinë për të cilën u votua dhe nga PD për t’u krijuar. Shqiptarët kanë vuajtur këto 30 vite për barazinë përpara ligjit. Koha është që SPAK të ndëshkojë ata që pretendojnë se janë të paprekshëm.

Koha që pandëshkueshmëria të marrë fund dhe SPAK të gjejë guximin për të dërguar përpara togës së gjyqtarit këdo që shkel me arrogancë dhe që mendon se mund të blejë çdokënd në këtë vend. Shqipëria ka etje për drejtësi dhe nevojë për një shkundje. Padrejtësia nuk mund të jetë norma pasi vendi jonë tanimë është zyrtarisht në negociata me BE-në. Drejtësi për aferën e inceneratorëve! Koha që SPAK të veprojë! Koha që qeveria të pezullojë kontratat dhe pagesat e taksave të shqiptarëve për vjedhjen e shekullit!", shkruan Tabaku në Facebook.

 

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror