PALASË- Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim nga SPAK për inceneratorin e Tiranës, prej dy vitesh shijonte lirinë. Mbrëmjen e 8 gushtit, ai ishte në një vilë luksoze në Palasë, një prej zonave më lakmuara të bregdetit shqiptar, kur Policia e Vlorës i trokiti në derë për ta arrestuar për llogari të SPAK.
Në pamje, mund të shihni momentin e operacionit kur blutë e qytetit bregdetar rrethojnë vilën luksoze dhe më pas futen brenda për t’i vënë prangat Nallbanit. Ky i fundit i relaksuar, dallohet me një kostum sportiv, ndërsa efektivët e fusin në furgon për ta shoqëruar në ambientet e komisariatit.
50-vjeçari Nallbani është i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”. Ai ka qenë një nga drejtuesit e biznesit të inceneratorëve, në të tre veprat. Madje nën zë shpesh thuhej se biznesi i dherave të inceneratorit fillimisht drejtohej pikërisht nga Nallbani.
Të paktën 30 milionë euro sipas Prokurorisë së Posaçme janë pastruar nga kompania e inceneratorit të Tiranës në vetëm 6 vite, nga 2017-a kur nisi zbatimi i kontratës koncesionare deri në 2023-shin kur u vendos në sekuestro nga SPAK. SPAK ka dëguar për gjykim dosjen me 12 të pandehur, fraksion i hetimit për mashtrim dhe pastrim parash.
Nga 12 të akuzuarit në pranga deri më tani ka rënë vetëm Nallbani. Në krye të skemës së pastrimit të parave, sipas SPAK qëndrojnë biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të dy të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata e Posaçme në aferat e ndërtimit të inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vila”.
Kapet një shtetas i shumëkërkuar për veprimtari kriminale të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, i shpallur në kërkim nga SPAK.
Operacioni u zhvillua nga Forcat Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të kryera nga strukturat operacionale të DVP Vlorë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri shoqërore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Vila”.
Në kuadër të këtij operacioni, në një vilë në Palasë, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e shumëkërkuar R. N., 50 vjeç, lindur në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në korrik të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:
- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
pordhni se liroheni. te gjithe kemi empati per popullin e varfer por qe te ndalosh dike dhe ta denosh duhen faktuar provat jo vetem ti kesh te shkruajtura ne letra.Me fjalet e publikut nuk mund te shkosh as ne hale. Eshe ramen ta ndalojne do ti hane mutin neper gjyqe se cdogje duhet provuar. sal berishen e kemi pare vete te kryej hjenocid,grushte shteti,gerdeci,21 janari,miliarder si dhe familja e tij e paprekshme,etj etjetj pa fund por prap nuk po e prekin dot. Nqs doni me komentuar per muhabet bejeni por jo pordhe me rigon.
Përgjigju -
Dy vjet per ta gjetur ne shpine e tij. Ah ne jemi te mbaruar.
Përgjigju -
Pavaresisht qe duhet te provohet ne gjyq fajesia Per fshehje nga drejtesia Ai eshte fajtor nuk ka cfare te provohet ne gjyq Si ka mundesi keta qe kane vjedhur taxat e shqiptareve dhe jane ne kerkim nga drejtesia bejne jete luxi ne vila milioneshe ndersa te vjedhurit nuk kane para pet ilace dhe jo me te bejne nje jave plazh se te gjitha jane rrethuar
Përgjigju -
ARRESTONI RAMEN ..AI ESHTE KOKA E INCENERATOREVE.....BASHKE ME VEELIAJN...
Përgjigju-
Na doli edhe KOLI....007SHQIPTAR aferimmm o Koli per zbulimin. Je i madhe zbulues i kokave......Te lumte.
-










Komente
Komento