Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga ndërtimi i impiantit të plehrave në Verri. "Protesta e 27 Janarit, protestë dhe kundër mafies së plehrave", u shpreh Kryemadhi gjatë një konference për shtyp. 

"I bëj thirrje dhe Edi Ramës që të heq dorë nga plehrat, sepse do të përfundojë në kazanin e plehrave edhe ai vetë, por i pariciklueshëm më", ishte deklarata e ashpër e Kryemadhit. Sipas saj, prej disa muajsh, një kompani e zotëruar nga militantë të Partisë Socialiste ka përfituar në mënyrë të dyshimtë 3 koncensione për të ndërtuar 3 impiante djegiesh. 

"Në qytetin e Fierit banorët janë duke u dhunuar barbarisht nga Policia e Shtetit për shkak sepse kërkojnë që në tokat e tyre të mos helmohen, të mos helmohen fëmijë e tyre dhe të mos sëmuren, bagëtitë e tyre të mos ngordhin nga helmet, dhe akoma më shumë të mos detyrohen të emigrojnë dhe të largohen nga shtëpitë e tyre. Prej disa muajsh, një kompani e zotëruar nga militantë të Partisë Socialiste ka përfituar në mënyrë të dyshimtë 3 koncensione për të ndërtuar 3 impiante djegiesh", tha Kryemadhi.

"Në Fier ky impiant është refuzuar nga banorët, në Mbyet, edhe në Mbrostar, dhe së fundmi edhe në Veri. Banorët kanë të drejtë sepse ky projekt nuk ka lindur si nevojë e përpunimit të plehrave. Është e qartë se incineratori nuk na duhet në Qarkun e Fierit. Ajo që na duhet është një politikë e mirë për riciklimin dhe ndarjen në burim dhe për pastrimin e territorit. Incinerimi nuk ka vend në Shqipëri, përveçse kur kërkohen rast për të përpunuar plehrat që vijnë nga vendet e tjera të Bashkimit Europian. Dhe nëse ky është qëllimi I Edi Ramës, ky nuk është qëllimi i shqiptarëve", deklaroi më tej kryetarja e LSI. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com