Inceneratorët, Komisioni hetimor miraton raportin përfundimtar të përgatitur nga PS! PD raport pakice: Abuzim, tani e ka në dorë SPAK

TIRANË- Ashtu si kurse pritej, Komisioni Hetimor ka dalë me 2 raporte lidhur me hetimet për inceneratorët.  Komisioni për inceneratorët ka përfunduar punën disa mujore me miratimin e raportit përfundimtar, raport i cili i miratua me votat e mazhorancës, ndërkohë që është rrëzuar raporti i opozitës. Raporti i mazhorancës për inceneratorët do të shkojë në Kuvend për miratim. Ndërkohë që seancës do t'i paraqitet edhe mendimi i pakicës.  

Ka qenë kryetarja e këtij Komisionit, deputetja demokratike, Jorida Tabaku e cila ka prezantuar raportin 120 faqësh të demokratëve, sipas së cilës në 4 muaj hetime, u vërtetua se abuzim me buxhetin e shtetit dhe pastrim parash.

"Afera masive financiare rezulton se është mbështetur në dy shtylla kryesore: Përfitimi i kontratave koncensionare nga kompani, të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, pa përvojë dhe pa aftësi financiare; në shkelje të procedurave në hartimin, miratimin dhe zbatimin e kontratave koncensionare. Përdorimi i fondeve publike përmes një skeme pastrimi parash për t’i nxjerrë këto fonde jashtë vendit apo duke kryer pagesa me kompani fiktive si dhe kompani që zotërohen nga të kërkuarit në arrati Zoto-Gugallja-Mërtiri.

Në qendër të skemës janë disa kompani private, të përfaqësuara nga një grup i vogël personash me lidhje të ngushta me njëri-tjetrin, të cilat kanë përfituar kontrata koncensionare, nëpërmjet veprimeve anti-ligjore të zyrtarëve më të lartë shqiptarë.  Disa prej këtyre zyrtarëve, siç ka rezultuar nga të dhënat e siguruara, rezultojnë që janë lidhje shoqërore e miqësore me personazhet-biznesmenë, përfitues të “aferës së inceneratorëve”. Kompanitë që kanë fituar kontratat koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë, nuk kanë pasur asnjë përvojë në fushën e përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane.

Kompanitë koncensionare, siç rezultojnë nga dokumentet zyrtare, nuk kanë pasur as kapacitetete financiare për ndërtimin e tre landfilleve dhe inceneratorëve, vlera operacionale e të cilave përllogaritet në rreth 150 milionë euro, pa përfshirë përfitimet e tjera nga shërbimi i depozitimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane, prodhimin dhe shitjen e energjisë si dhe depozitimin e dherave të sigurara si një monopol përmes veprimeve dhe mosveprimeve të qeverisë qendroe dhe asaj lokale", tha Tabaku. 

Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane u ngrit në tetor të vitit të shkuar, me kërkesë të demokratëve, ndërsa para tij dolën për të dëshmuar një sërë zyrtarësh të lartë. Kjo listë u mbyll me dëshminë e kryeministrit Rama, që hodhi poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se po fryn shifrën dhe po heton para që do të paguhen deri në vitin 2047. 

 

Çfarë thotë ligji për Komisionet Hetimore

Pas përfundimit të hetimeve, kryetari i komisionit paraqet raportin përfundimtar të hetimeve, i cili përmban konkluzionet e hetimit, provat që kanë çuar komisionin në këto konkluzione, si dhe propozime për zgjidhjen e çështjes ose masa ndëshkimore për persona përgjegjës, kur ka të tillë.

Raporti përfundimtar shoqërohet edhe me planin e hetimeve, si dhe me aktet e ekspertimit, që mund të jenë bërë gjatë hetimit.

Kur komisioni, pas përfundimit të hetimeve, çmon se zyrtarë me imunitet plotësojnë kushtet për shkarkimin e tyre, propozon fillimin e procedurave të shkarkimit. Kur këto procedura kanë filluar, i mbështet ato me konkluzionet e hetimit.

Raporti përfundimtar miratohet nga komisioni me vendim përfundimtar.

Anëtarët e komisionit që kanë mendim ndryshe, pjesërisht ose të plotë, me konkluzionet e raportit përfundimtar, duhet të përgatisin me shkrim mendimet e tyre, që i bashkëngjiten vendimit përfundimtar.

Raporti përfundimtar i paraqitet seancës plenare të Kuvendit brenda 7 ditëve nga data e marrjes së vendimit përfundimtar të komisionit.

Kuvendi i miraton konkluzionet e komisionit në përputhje me përcaktimet e bëra në nenin 78 të Kushtetutës.

Kur raporti i miratuar në Kuvend përmban të dhëna për ekzistencën e veprave penale, atëherë ai i dërgohet institucioneve për hetime të mëtejshme

Prokurori i Përgjithshëm, kur konstaton se janë kryer vepra penale, fillon çështjen penale dhe më pas njofton Kuvendin për fillimin e hetimeve.

Kur raporti i Kuvendit përmban të dhëna për vepra penale të kryera nga një zyrtar me imunitet dhe Kuvendi nuk e ka shkarkuar atë, atëherë Prokurori i Përgjithshëm i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zyrtarit përkatës.

Me paraqitjen e raportit përfundimtar në Kuvend, komisioni pushon së ekzistuari.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valteri: 07/03/2022 16:36

    Ne shtetet serioze po tu vidhet 20 euro do ka pasoja qeveria e lere me 430 milion euro te moqalit me te varfer ne Europ..por por ta pengue drejtesine dhe hetimin u del ne ndihme letra higjijenike e qujtur L.Brava me moton.." kur nuk do qe te del e verteta..formo komisionin"..Letra higjijenike pas perdorimit hudhet ne plehra...kurse Brava vazhdon me " fitore" ..per Ramen..Kush do e terhjek ujine..por ta largue kete leter higjijenike te perdorur..??..Shqiptaret jane lodhe nga keso bajga me gell..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja