Inceneratorët/ PD ‘shpresë’ te drejtësia, tjetër padi në SPAK! 27 vota pro, Tabaku: ‘Foltorja’ bashkoi votat me Edi Ramën

Ndonëse raporti i PD për inceneratorët u rrëzua nga vetë opozita në Kuvend, PD deklaroi sot se ky raport do të dërgohet në formën e një padie në SPAK. Nënkryetarja Jorida Tabaku komentoi për herë të parë votën kundër të deputetëve demokratë, duke thënë se ndjen keqardhje që bashkuan votën me Ramën për një aferë.

Raporti i Partisë Demokratike për inceneratorët u rrëzua me votat e vetë opozitës, por për selinë blu do të shërbejë si një provë e fortë për drejtësinë.  Në daljen e fundit për mediat si kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku njoftoi padinë e fundit në SPAK.

‘I kërkojmë SPAK që të mos ketë dosje të veçanta për hetimin e këtyre çështjeve. Duhet t’i mbledhë të treja në një dosje të vetme. Grupi ashtu si ka funksionuar në faza të ndryshme ka operuar si një i vetëm. Nga ana tjetër kanë marrë edhe pagesa, i kanë fshehur pronarët e tyre të vërtetë., Të treja kompanitë janë krijuar me një fond 100 mijë lekë. Kërkesa e parë ndaj SPAK, të treja duhen hetuar së bashku. Të 50 individët edhe në nivel politik janë po të njëjtët që hartojnë kontratat, zbatojnë kontratat. Besoj që në kallëzimin që kemi përgatitur që do dorëzohet sot pranë SPAK me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda financiare, pastrimi i produktit të veprës penale, provohet ekzistenca e këtij grupi kriminal. Skema që ne kemi përgatitur këtu bën fjalë për 40 kompani të lidhura me njëra tjetrën që kanë vepruar dhe janë duke vepruar.’- tha Tabaku.

Për herë të parë komentoi votën kundër që deputetët e opozitës, mbështetës të grupimit Berisha hodhën për raportin parlamentar të Partisë Demokratike.

‘Unë nuk shprehem dot se janë të shitur, u shpreh Tabaku, nuk e kam këtë edukim poliitk. Ato mund të kishin shmangur votën duke abstenuar nëse unë jam treguar jo korrekte me raportin duke mos ua dhënë. Por ato zgjodhën të bashkojnë votën me Edi Ramën. Ky raport vërteton se ne ishim në të drejtë.’- tha Tabaku.

Nënkryetarja e PD nuk pranoi të zbulonte për mediat se çfarë diskutoi me negociatorin gjerman Elmar Brok për zgjidhjen e krizës në PD. Kaluan 4-muaj hetime në Kuvend për tre kontratat koncesionare të inceneratorëve që sipas tyre do të kushtojë për 30 vite 430 mln euro, u braktis në momentin e votimit nga një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të opozitës. Raporti përfundimtar i pakicës mori 84 vota kundër dhe 27 vota pro, kundrejt raportit të mazhorancës që mori 76 vota pro dhe 34 vota kundër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura