Një incident ekologjik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:30, kur një sasi e madhe e ujërave të zeza u lëshua në pjesën e Bunës. Kështu shkruan e përditshmja malazeze ‘Vijesti’ duke shtuar se ujërat e zeza i përkasin Shqipërisë.
Disa peshkatarë nga Ulqini kanë thënë se ishte e pamundur të peshkohej për shkak të erës së keqe të padurueshme.
"Kjo është bërë vazhdimisht gjatë natës që nga fillimi i verës. Janë ujërat e zeza nga Velipoja që derdhen në Bunë. Ato ujëra të zeza, përmes kolektorit, kalojnë nëpër ujërat tona të pasme", pohon një nga peshkatarët.
![]()
Peshkatarët kërkojnë nga autoritetet që të bëjnë një njoftim në lidhje me ngjarjen e cila, sipas tyre, shkatërron florën dhe faunën e Bunës, por edhe rrezikon shëndetin e peshkatarëve dhe turistëve që duan të notojnë në lumë, përfundon shkrimi i Vijestit.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Po pse vetem ne Velipoje hidhen ujerat e zeza? Po ne Gjirin e Lalezit? Po ne Durres? Po ne Jug duke filluar nga Vlora? Të gjitha lokalet we mbijne çdo vit si kerpurdha, mendoni se kane tubacione të rregullta? Jo! Ata qe thone se erdhen 4 milione turiste kete vit, duhet të krijojne nje sistem bashkohor për mbledhjen e ujerave të zeza!!! Por ne Shqiperi me dihet me mirë të behen bypasse et tunele për ndertuesit e resorteve ne Jug sesa të investojne ne kanalizime.
PërgjigjuMirela Kumbaro Furxhi ! Plasen ujrat e zeza.
Përgjigju