Post ndeshja me Liverpool-in ka qenë tepër frustruese për Lionel Messi-n, ‘yllin’ e Barcelonës që ishte pjesë e paraqitjes katastrofale që bëri ekipi në ndeshjen e kthmimit në gjysmëfinale të “Champions”.
Argjentinasit fillimisht i është dashur të udhëtojë i vetëm, pasi ishte i përzgjedhuri për të bërë testet antidoping pas ndeshjes. Gjithsesi kjo nuk ishte e keqja e vetme pas Messi është përballur edhe me një situatë tjetër të pakëndshme.
Sipas “Mundo Deportivo” Messi në aeroportin e Liverpool-it është ndeshur me një grup tifozësh të Barcelonës të cilët kanë shprehur mllefin ndaj ‘yllit’ të Barcelonës. Ata nuk do ia falin ekipit këtë eliminim, por i pari që është dashur të përballet me zemërimin e tyre ka qenë pikërisht kapiteni.