Një incident ndodhi në një bazë ushtarake kanadeze në Alberta të shtunën, kur një tup gazi u godit me armë zjarri gjatë një stërvitjeje ushtarake, ç’ka çoi në shpërthimin e flakëve në bazë.

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se “një incident serioz që shkaktoi një zjarr të madh” ndodhi në Bazën e Forcave Kanadeze Wainwright.

Sipas mediave të huaja, Carney tha gjithashtu se se katër ushtarë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë.

Ministri i Mbrojtjes, David McGuinty, tha se “nuk ka indikacione se ky ishte rezultat i ndonjë aktiviteti terrorist”.

Ngjarja vjen në një moment kyç për provincën perëndimore kanadeze, pasi Alberta do t'u kërkojë qytetarëve të saj të hënën nëse duan të mbeten pjesë e Kanadasë apo të nisin procesin e mbajtjes së një referendumi për ndarjen.

Shërbimet Shëndetësore të Emergjencës në Alberta dërguan 30 automjete direkt në Wainwright, duke përfshirë 22 ambulanca.

Personat e plagosur janë transferuar nga Qendra Shëndetësore Wainwright në katër institucione: Spitali Universitar i Albertës, Spitali Mbretëror Alexandra, Qendra Mjekësore Foothills dhe Qendra Spitalore Rajonale Red Deer.