Incident në Aeroportin e Shkupit, grushta në kullën e vrojtimit kur në hapësirën ajrore zhvilloheshin 28 fluturime! 4 të arrestuar

Incident në Aeroportin e Shkupit, grushta në kullën e vrojtimit kur në hapësirën ajrore zhvilloheshin 28 fluturime! 4 të arrestuar

Aeroporti i Shkupit

Prokuroria Themelore në Shkup  ka lëshuar urdhër për hetime ndaj tetë personave që dyshohen se kanë rrezikuar sigurinë e komunikacionit ajror në Shkup, kur më 4 janar “kanë penguar shërbimet në aeroport duke rrezikuar sigurinë e komunikacionit ajror"

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 4 janar kur disa persona të paautorizuar kanë hyrë me forcë në hapësirat e institucionit që drejton fluturimin e aeroplanëve nga Aeroporti ndërkombëtar i Maqedonisë së Veriut ku dhe ka pasur përleshje fizike.

Sipas dyshimeve, këta persona kanë rrezikuar trafikun ajror ndërkombëtar kur në hapësirën ajrore të Maqedonisë po zhvilloheshin 28 fluturime.

“Me veprimet e tyre ata kërcënuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën kur në hapësirën ajrore të vendit po zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, ndaj dyshohet se kanë kryer vepër penale të dënueshme me të paktën pesë vjet  burg”, thonë nga Prokuroria.

Media maqedonase njoftoi se është arrestuar Bekim Neziri, ish ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut që aktualisht është kryetar dege i BDI-së në Çair. Ai akuzohet  ka lejuar të futen brenda në M- NAV persona nga jashtë, të cilët më pas kanë sulmuar fizikisht të punësuarit në orar pune. Në pranga kanë rënë tre persona tjerë të përfshirë në incidentin e 4 janarit, përcjell klan Macedonia

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta nga të gjitha institucionet e Maqedonisë së Veriut. 

Ndërkohë drejtori i këtij institucioni shtetëror për kontrollimin e fluturimeve civile, (M-NAV) Fahrudin Hamidi tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet për zbardhjen e plotë të rastit. Hamidi tha se nuk ka komunikuar as dje e as sot me këshilltarin e tij, Bekim Nezirin i cili sulmoi të punësuarit në kullën e radarëve të M-Nav me shtatë persona të tjerë.  Ai tha se kreu i sindikatës ka hedhur “benzinë në zjarr” duke bërë presione me grevë dhe bllokim të hapësirës ajrore të vendit, me anulimin e konkursit të fundit për punësim, i cili u bë ogurzi për të shpërthyer grushtet në M-Nav.

Foto: Arrestimi i Bekim Neziri

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja