Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi.

Ngjarja ndodhi teksa Tinubu po përshëndeste trupat ceremoniale, në praninë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Pas disa hapash, ai u  pengua, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua për disa çaste, duke çuar në ndërprererjen e menjëhershme të protokollit.

Stafi i pranishëm ndërhyri menjëherë dhe e ndihmoi presidentin nigerian të ngrihej. Sipas mediave, Tinubu nuk ka pësuar lëndime dhe gjendja e tij është e mirë.

Ceremonia u ndal për pak momente, por më pas vizita vijoi sipas planit, pa ndryshime në axhendën zyrtare.

Pamjet nga incidenti kanë bërë xhiron e rrjetit në disa media ndërkombëtare.