Tensionohet sërish fushata elektorale në Durrës, teksa këtë herë Partia Demokrate pretendon se janë dhunuar barbarisht nën trysninë e armëve sekretari i Seksionit të PD dhe kryeplaku në Kullë, Isuf Demiri dhe 3 punonjës së Bashkisë së Sukthit, Xheladin Lusha, Afrim Zeqiraj dhe Daut Lila.

Sipas përfaqëuesusve të PD –së incidenti ka ndodhur në një lokal në fshatin Kullë ku para dy ditësh kandidatja e djathtë, Grida Duma, zhvilloi një takim elektoral.

Xheladin Lusha një nga personat e dhunuar pohon se ka qënë, Bert Hoxha, kordiantori i PS per Sukthin që ka shtuar dhunë ndaj tyre, ndërsa pohon se janë përdorur edhe armë zjarri.

Incidenti është denoncuar edhe nga anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ndërkohë policia e Durrësit hedh poshtë këtë version. Në një komunikatë për shtyp ajo sqaron se shtetasit G.D dhe B.K banues në Sukth janë konfiktuar me punononjësit e INUV Bashkia Sukth Xheladin Lusha, Afrim Zeqiraj. 

Kjo pasi këta të fundit po mbanin një process verbal për një ndërtim pa leje në fshatin Hamallaj. Konflikti sipas policisë ka nisur në rrugë dhe është finalizuar në një lokal në fshatin Kullë ku punonjësit Inuv janë kanosur dhe janë goditur me mjete te forta.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)