Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës së kaluar në një klub nate në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova ka plagosur me thikë një punëtor sigurie.

Sipas mediave të huaja, i plagosuri është një 34-vjeçar shqiptar nga Kosova, ndërsa i dyshuari, 26 vjeç, është arrestuar në banesën e tij.

Një dëshmitar, i cili pretendon të jetë mik i autorit të dyshuar, ka rrëfyer versionin e tij për ngjarjen.

“Sipas dëshmisë së tij, ne ishim rreth 15 veta, kishim rezervuar një tavolinë dhe po argëtoheshim. Kishim pirë shumë dhe kishim shpenzuar shumë para,” ka thënë dëshmitari.

Sipas tij, incidenti nisi kur njëri nga miqtë e grupit, që mezi qëndronte në këmbë, u kap menjëherë nga rojet e sigurisë dhe u tërhoq me forcë jashtë lokalit.

“Ne kundërshtuam dhe dolëm me të. Aty, rojet filluan të na godisnin,” shtoi ai.

Nga përplasja jashtë klubit kanë mbetur të lënduar disa persona. Autoritetet zvicerane po hetojnë rrethanat e plota të incidentit, ndërsa autori i dyshuar ndodhet në paraburgim.