Tensionohet situata te protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Në një moment pedagogu i Shkencave të Natyrës Jani Marka nuk është lejuar që të flasë nga studentët, ata i kanë hequr megafonin duke e larguar me forcë nga podiumi i improvizuar, pasi e kanë akuzuar si pjesë e lëvizjes ‘Për Universitetin’. “Po jetojmë në një ditë dhune, jemi në dhunë. Madje dhunë është edhe fakti që këtu rreth meje ka njerëz që...” këto ishin fjalët e pedagogut që sollën reagimin e disa studentëve, të cilën reaguan me fjalët “Ik, Ik, Ik...” ndërsa Jani Marka vijonte që të shprehej “Dhunë, dhunë, dhunë”. Një pjesë e studentëve janë shprehur kundër tij në protestë, ndërsa një pjetër tjetër e kanë pranuar duke theksuar se 'pedagogu është me ne'. Pas disa minutash situata është qetësuar.
Momenti kur studentët i heqin megafonin dhe largojnë pedagogun Jani Marka
Lajmi kryesor: