DIBËR-Një incident është shënuar pas përmbylljes së procesit të votimit në Dibër. Një qytetar ka goditur me mjete të forta sekretarin e Komisionit të qendrës së votimit nr 1132 në Dibër jashtë kësaj qendre votimit, pak minuta pasi është mbyllur procesi. Nuk dihen arsyet e këtij sherri me mjete të forta, por që policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin K.F., banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.
Ka qenë 56-vjeçari Q.S.,sekretari i Komisionit të qendrës së votimit, që ka bërë kallëzimin në polici për dhunën e ushtruar ndaj tij jashtë ambienteve të qendrës së votimit nr 1132.
Nuk dihen ende si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe kush kanë qenë arsyet e këtij sherri, ndërsa në Dibër procesi i votimit ka qenë i qetë, i rregullt me problematika të vogla që kryesisht janë shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike në disa qendra votimi.
40-vjeçari akuzohet për veprën penale "Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje".