Incident tek 'Ekonomiku'/ I riu kërkon ta nxjerrë jashtë, studentët i dalin në mbrojtje pedagoges Manxhari: Është i LRI-së

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë një bashkëbisedimi mes disa studentëve të ngujuar në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë dhe disa pedagogëve. Mimoza Manxhari, pedagoge e Fakultetit të Ekonomisë, është ofenduar nga një student i quajtur Kristian Kina se i ngel studentët pa arsye, dhe është tentuar të nxirret jashtë. Ka qenë ndërhyrja e studentëve të tjerë ajo që e ka parandaluar nxjerrjen jashtë të pedagoges, duke u shprehur se Mimoza Manxhari është mbështetëse e kauzës së tyre.

Në një deklaratë për mediat ata sqarojnë situatën, ndërsa bëjnë me dije se studenti që ka ofenduar pedagogen është i pozicionuar me LSI.

"Gjatë mbledhjes ka pasur incidente pasi persona me interesa të vecantë, eksponentë të forumeve të tre partive kryesore, PD, PD dhe LSI kanë qenë prezent në mbledhje dhe janë munduar ta prishin atë duke bërë rolin e zhurmuesit. Personi kryesor i cili inicioi incidentin ditën e djeshme, duke krijuar edhe përplasje me pedagogen, duke pretenduar se nuk është e duhura për të bashkëpunuar me studentët për shkak se ngel shumë studentë, është anëtar i Senatit Akademik të Tiranës, i lidhur ngushtë sic dihet me LRI-në, me forumin rinor të LSI-së. Zysha realisht ka ardhur të mbështesë dhe të na bashkohet në kauzën tonë", është shprehur një student i pranishëm në incident.

E kontaktuar nga Report Tv, pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë Mimoza Manxhari thotë se i ka mbështetur studentët dhe se ata e kanë provokuar pa arsye. Akuzat e tyre, Manxhari i quan të pabaza.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeta: 26/09/2021 22:43

    Nga na doli Moza Manxhari aset, mor daj?! Per ça t’paska bo kaq pershtypje. Po eshte me teper se e zakonshme, veçse pak e fryre e ju çudit juve.

    Përgjigju
  • Jon: 20/01/2019 11:57

    Moza Manxhari eshte fat qe e ka Shqiperia. Eshte aset.

    Përgjigju
  • loni: 19/01/2019 22:27

    Jane kulisat e Dhori Kules. Po nuk u fut ai ne burg, nuk gjen qetesi universiteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit